Rrahmani tha “Kosova është Shqipëri”, Halil Matoshi revoltohet me të: Hiqjani shiritin e kapitenit, deklaratë injorante

Picture of Ina Online
Ina Online

16/11/2024

Nga Halil Matoshi

Amir Rrahmanit duhet t’i merret shiriti i kapitenit të kombëtares!

1.

ADVERTISING

Ajo që e deklaroi kapiteni i Kombëtares kosovare në press-konferencë se “Kosova âsht Kosovë, Kosova âsht Shqipni” âsht thirrje qe Rumania mos me e njoftë Kosovën e pavarun, e barasvlefshme me deklaratat injorante të Liburn Aliut (ministër në Qeverinë Kurti) se “Kosova âsht projekt i përkohshëm”!?

Sepse nëse âsht kështu, me sa mèn kërkohet njohja nga pesë vendet e BE-së (Rumania, Spanja, Sllovakia, Greqia e Qipro)?

Pse me u njoftë nji projekt i përkohshëm dhe pse me u respektu nji kombëtare qe nuk qenka kombëtare?

2.

Pse i turreni Rumanisë, kur Kosovën e trajtoni projekt të përkohshëm, pjesë e nji shteti tjetër ose thjesht joekzistuese!?

A i ka tregu dikush (ai që e ka emnu kapiten skuadre) Rrahmanit se ai luen në Ligën e Kombeve si pjesë e kombëtares kosovare e jo për mahallen e vet!?

A e di ai se kapiten i kombëtarës shqiptare âsht Berat Xhimshiti dhe Shqipnia âsht shtet sovran – konkurrent i Kosovës dhe Rumanisë në Ligën e Kombeve?

3.

Në kombëtaren e Kosovës nuk ka edukim bazik – edhe vet Agim Ademi e stafi – tue mènu se me deklaru se Kosova âsht Shqipni bâhen ma shqiptarë patrita se të tjerët, e kanë bâ të kundërten, ata me këtë akt bizar e kanë tradhtue misionin e tyne: Përfaqësimin e kombëtares kosovare në Ligën e Kombeve!

Folklorista t’humbun në kohë e hapsinë: Vendi që përfaqësoni nuk âsht nji popull pa Atdhe e shtet por shtet/komb, i vullnetit politik me territor qartë të definuet, popullsi permanente, qeveri qendrore të njohtun nga 115 qeveri kombëtare dhe aftësi të dëshmuet me hy në mardhanie bilaterale me kombet tjera veç e veç dhe multilaterale me korpusin e kombeve, siç janë organizatat ndërkombëtare si UEFA dhe FIFA!

P.S.

Kosova me folklorizmin dhe konfuzionin e kapitenit të saj se “Kosova âsht Shqipni”, pavetëdijshëm e legjitmon para nji pjese të rumunëve (dhe kundërshtarëve të Republikës së Kosovës) thirrjen politikisht anmiqsore “Kosova âsht Serbi”!?

Por kjo nuk âsht thirrje raciste!

Kjo âsht thirrje mohuese e kombit kundër të cilit luen!?

Zyrtarisht e palejueshme me rregullat e UEFAs!

Rrahmanit âsht dasht me iu marrë shiriti i kapitenit mas dy minutave, kur dha atë deklaratë injorante dhe të damshme për prestigjin e Republikës në botë.

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË