Matoshi: Zoti ju marroftë

0

Matoshi: Zoti ju marroftë

Profesori dhe anëtari i lartë i ASH-së, Ruzhdi Matoshi ka reaguar ashpër ndaj Sollza Gërcevës, e cila është ligjeruese në Universitetin Nëna Terëze në Shkup.

Matoshi ka adresuar kritika të ashpra edhge në adresë të atyre që e kanë zgjedhur këtë kuadër me bindje anti-shqiptare në UNT.

“Zoti i marroft ata që e kanë pranuar të del para studentëve tanë…..”, është shprehur Matoshi, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ish-deputetja Sollza Grçeva që është kryetare e partisë ultranacionaliste “Zëri i Maqedonasve” para pak muajve përmes një konkursi është zgjedhur profesoreshë në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, ku ajo do të ligjerojë edhe para nxënësve shqiptarë, infomon INA.

Grçeva njihet me qëndrimet e saj të forta kundër Ligjit për gjuhën shqipe dhe për përkrahjen e vendimit për bllokim nga ana e presidentit Ivanov. Ajo po ashtu së fundi është pjesë e protestave kundër emrit, siç ishte protesta e mbrëmshme ku nuk munguan thirrjet antishqiptare.

Ajo në një konkurs të shpallur më 15.11.2017 ka qenë si kandidate mes edhe dy profesorëve të njohur dr. Vesna Antoska dhe dr.Zoran Gacovski, për programin studimor “Planifikim, Automatikë dhe Teknologji” në studimet e shkencave teknologjike. (INA)

Komentet

komentet