Maturantët e shkëlqyeshëm përzgjedhin UEJL-në

0

Universiteti i Evropës Juglindore këtë vit ka tërhequr një numër të konsiderueshëm të maturantëve me sukses të shkëlqyeshëm, prandaj është vendosur që oferta e bursave të vazhdoj edhe në afatin e dytë të regjistrimit.

Sipas të dhënave të Zyrës për pranim numri i maturantëve të shkëlqyeshëm që kanë aplikuar për bursë në UEJL në afatin e parë, krahasuar me vitin e kaluar është dyfishuar, si në numër, po ashtu edhe në vlerë dhe aktualisht ka arritur 185 bursistë.

“Universiteti ynë një nga prioritetet kryesore të zhvillimit e ka cilësinë dhe ofrimi i bursave edhe në afatin e dytë të regjistrimit dëshmon përkushtimin tonë në këtë drejtim, prandaj afati i aplikimit për bursa vazhdon deri me 30 shtator 2019, kur edhe përfundon afati i dytë i regjistrimit”, theksojnë përfaqësuesit e kësaj zyre.

Nisur nga përgjegjësia shoqërore, kontributi ndaj komunitetit dhe ndikimit që studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i japin shoqërisë, ky fakultet nga fondi shtesë ndan bursa për maturantët e shkëlqyeshëm. Të gjithë ata, që e kanë mesataren nga 4.00-4.99, përfitojnë burë, e cila mbulon 60% të pagesës së shkollimit, ndërsa ata maturantë që kanë sukses mestar 5.00, fitojnë bursë, e cila mbulon 75% të shpenzimeve të shkollimit.

Trendët aktuale të regjistrimit të studentëve në UEJL i kanë tejkaluar parashikimet e menaxhmentit, pasi numri i përgjithshëm i studentëve që kanë aplikuar për tu regjistruar në vitin e parë shënon një rritje të konsiderueshme krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Universiteti i Evropës Juglindore, këtë vit për të lehtësuar barrën që mund të kenë prindërit, ka bërë edhe rritjen e numrit të kësteve për realizimin e pagesës së shkollimit, ku tani përveç në 2 dhe 4 këste, pagesa mund të bëhet edhe me 12 këste.