Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre

Picture of INA
INA

21/05/2024

Maturantët janë mbërthyer nga dilema të shumta për të ardhmen e tyre. Posaçërisht, maturantët e drejtimeve mjekësore shprehen për Alsat se dëshirojnë të kontribuojnë në vendlindje pavarësisht që drejtimi i infermierisë është ndër profesionet më të kërkuara jashtë vendit. Sipas maturantëve, jashtë vendit do të kishin punuar vetëm pas diplomimit.

“Unë jam person kosmopolit, kam shumë respekt dhe dashuri për popujt tjerë. Nëse më jepet mundësia të shkoj jashtë vendit dhe të marr përvojën arsimore do e pranoja. Megjithatë, sërish do të isha kthyer në vendlindje dhe njohuritë e fituara do t’i zbatoja këtu për t’ju ndihmuar bashkëqytetarëve të mi”, tha një maturante.

“Siç vjen mosha e pjekurisë vlerësoj se është më mirë të qëndroj këtu sepse këtu kam familjen, kushtet. Është më vështirë të mbijetosh jashtë vendit sepse është vend dhe popull i huaj. Më vështirë mund të krijosh shoqëri, prandaj do të kisha qëndruar këtu”, theksoi një maturante tjetër.

“Kërkojnë njerëz në vendet më të zhvilluar në Evropë mirëpo unë preferoj të rri këtu dhe të kontribuoj në vendin tim, ashtu siç e kam filluar jetën time këtu edhe ta përfundoj”, tha një maturant.

Një pjesë e maturantëve vlerësojnë se duhet të përmirësohen kushtet në arsimin e mesëm. Sipas tyre është e nevojshme t’i jepet rëndësi furnizimit me tekstet profesionale.

“Jemi ballafaquar vazhdimisht me mungesë librash që janë të nevojshme për mësim. Kemi blerë vet materialet e nevojshme. Vërtet është shumë vështirë kur nuk ke material për mësim ndërkohë profesorët e kërkojnë. Kishte për t’i blerë por jo të gjithë kanë mundësi ti blejnë ato gjatë katër viteve”, theksoi një maturante.

“Vetëm mungesa e materialit është një arsye që ndoshta do t’ju pengoj në mësime por besoj që të gjithë profesorët e japin maksimumin që ti plotësojnë ato zbrazëtira. Nëqoftëse nuk vazhdoj mjekësinë e përgjithshme do të shkoj prapë në ndonjë degë të mjekësisë”, tha një maturant.

Pas përmbylljes së vitit shkollor, maturantët i pret sfida e radhës, ajo e testimit shtetëror më 1 dhe 8 maj./Alsat.mk

TË FUNDIT
11 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
20 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
21 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
21 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
21 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

ME TE LEXUARA

11 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
23 orë
Dyert e shkollave të hapura por nuk ka nxënës
22 orë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
21 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

LEXO MË SHUMË

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

gruevskii

Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

xhulijan smith

Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s

shaqir-fetahu

Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

orhan murtezi

Orhan Murtezani ministër për Integrime?

INFO

NA NDIQ