Mavrova, Kodra e Diellit dhe Pelisteri të mbuluar me bore

Reshjet e para të borës kanë mbuluar majat më të larta malore sot në Maqedoninë e Veriut.

Mavrova, Kodra e Diellit në Malësinë e Sharrit, Pelisteri dhe pjesë të tjera të larta malore prej mbrëmë janë përfshirë nga reshjet e herëpashershme të borës.

Sipas Entit Hidrometeorologjik edhe sot pritet që të ketë reshje bore në këto pika të larta malore.

Trashësia e borës pritet të mbërrijë deri në 15 centimetra.(INA)