“Mazuti”, Jahoski mbetet në arrest shtëpie pavarësisht se dyshohet për pastrimin e 1.1 milion eurove

Picture of INA
INA

12/03/2025

Gjykata nuk vlerëson nivelin e krimit në lëndë, por vlerëson rrethanat private të një akuzuari, respektivisht pronarit të Pucko Petrol, Asmir Jahoski.

Në bazë të kësajJahoskit, nuk i ka caktuar paraburgim, por arrest shtëpie. Sipas asaj që njofton gjykata dhe organi i akuzës për ndjekjen e krimit të organizuar, prokurori ka dhënë propozim për katër masa, por tre prej tyre janë pranuar ndërsa masa për Jahoskin është ndryshuar në arrest shtëpie.

“I dyshuari është kujdestar i katër fëmijëve të tij, prej të cilëve tre janë të mitur, dhe se ka lidhje fortë të formuara me shtetin dhe është pronar i një kompanie me shumë të punësuar, por edhe se gjendja e tij është shëndetësore është e rrënuar për çka ka dorëzuar dokumentacion”, njoftojnë nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Rrethanat e këtilla gjykata i ka vlerësuar në dobi të caktimit të masës më të butë.

Për gjithë këtë amulli, të krijuar në opinion dhe dyshimeve se Jahoski mund të ketë ofruar shuma të majme të parave për të ndryshuar masën e kujdesit, kryeministri Mickoski ka një adresë. Sipas tij, kreu i Prokurorisë së Krimit të Organizuar, respektivisht Islam Abazi, ka tentuar t’i bën obstruksion procesit parahetimor. Mickoski, i bëri të fala Abazit, duke i thënë se shumë shpejtë do të pendohet.

“Për mua janë alarmante informatat që i marr, të cilat kanë lidhje me sjelljen e njeriut të parë të një prokurorie kur ka dëgjuar për aksionin që e ka zbatuar Ministria e Punëve të Brendshme, Byroja për Siguri Publike para dy ditësh. Me të vërtetë jam i tronditur se si është sjellë ai njeri dhe si vazhdon të sillet. Por atë që e dëgjova se si ai njeri është sjellë, mendoj se shumë shpejtë do të pendohet, por atëherë frikësohem se do të jetë vonë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Sipas prokurorisë, biznesmenë e tregtarë të derivateve në bashkëpunim dhe të ndihmuar nga drejtorë e të punësuar në Elektranat e Maqedonisë, duke manipuluar procedurën e tenderimit për furnizim me mazut, kanë favorizuar kompaninë e Ratko Kapushevskit – RKM. Me këtë, buxhetit të shtetit i është shkaktuar dëm prej gjithsej 167.5 milionë euro. Në skemë, gjithsej janë të përfshirë 13 persona, në mesin e të cilëve edhe ish drejtori komercial i EMV-së, Ardian Muça. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË