Në një kohë kur ekonomia ballafaqohet me sfida të ndryshme globale dhe rajonale, bashkëpunimi ndërmjet bizneseve dhe organizatave ekonomike bëhet më i rëndësishëm se kurrë. Ndërtimi i aleancave strategjike është thelbësor për zhvillim të qëndrueshëm dhe për t’u përballur me ndryshimet e tregut në mënyrë efikase.
Drejtuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve zhvilluan një takim të rëndësishëm, ku ndanë përvojat, sfidat dhe sukseset e tyre me synim forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal.
Në takim mori pjesë edhe Avdullah Hasani, ish-ndihmës i Kryeministrit të Kosovës, i cili ka mbajtur edhe funksione të rëndësishme në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht, Hasani drejton një ekip menaxhimi të specializuar në SHBA.
Gjatë takimit në Shkup, Hasani shprehu kënaqësinë për mënyrën se si po planifikojnë bashkëpunimin odat pjesëmarrëse. Në rrjetin social Facebook, ai shkroi:
“Ishte kënaqësi të dëgjoja drejtuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës Kosovare të Bizneseve duke ndarë sfidat dhe sukseset e tyre. Bashkëpunimi dhe aleancat janë çelësi për zhvillim dhe sukses të qëndrueshëm.”
Edhe drejtuesit e dy organizatave, Agim Shahini nga AKB dhe Mendi Qyra nga OEMVP, nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të aleancave strategjike për të siguruar zhvillim ekonomik dhe sukses të qëndrueshëm në rajon.