Mbappe fiton Këpucën e Artë: Pa gabimet që kam bërë, nuk do të isha kampion tani

Picture of Ina Online
Ina Online

01/11/2025

Kylian u vlerësua me çmimin golashënuesi më i mirë evropian për sezonin e kaluar në stadiumin Bernabeu, në prani të shokëve të tij të ekipit, presidentit Florentino Perez dhe trajnerit Xabi Alonso, të cilët ishin gjithashtu ishin në skenë bashkë me të.

Cilat janë ndryshimet midis PSG dhe Real Madrid? Jam krenar që kam qenë pjesë e të dyjave.”

“Faleminderit të gjithë shokëve të mi të ekipit që nxorët më të mirën tek unë. Kemi një grup të jashtëzakonshëm dhe mund të fitojmë shumë.” Brenda në Bernabeu, Kylian Mbappé, 26 vjeç, i veshur elegant me të zeza, merr Këpucën e tij të parë të Artë për sezonin 2024-25, pasi përfundoi si golashënuesi më i mirë i Europës me 31 gola në La Liga dhe 62 pikë në renditjen e golashënuesve më të mirë. Mendimet e tij të para janë për shokët e tij të ekipit, të cilët më pas i bashkohen në skenën e çmimeve, së bashku me trajnerin Xabi Alonso dhe presidentin Florentino Perez. Më pas, Mbappé me qetësi dhe relaks u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të ESM (European Sports Media).

Çfarë ëndërronit si fëmijë?

“Që kur isha i vogël, gjithmonë kam dashur të shënoj shumë gola. Mendoj se çdo fëmijë që fillon të luajë futboll ëndërron të shënojë dhe sa më shumë të jetë e mundurm. Ky është një çmim shumë i rëndësishëm dhe më bën shumë të lumtur, por të gjithë e dinë se rezultatet kolektive janë më të rëndësishmet. Shpresoj të fitoj një tjetër Këpucë të Artë në të ardhmen, por mbi të gjitha, shpresoj të fitojmë ligën. Qëllimi im këtë vit është të vazhdoj në atë rrugë me ekipin. Nëse fitojmë La Ligën dhe marr një tjetër Këpucë të Artë, do të jem edhe më i lumtur se tani.”

Ai ka shënuar shumë gola deri më tani në Madrid: cilin do të zgjidhnit?

“Zakonisht zgjedh gjithmonë të fundit, por këtë herë do të zgjidhja të parin, sepse ishte goli im i parë në Bernabéu (1 shtator 2024). Ishte një ndjesi e veçantë kundër Betisit, i pari nga shumë gola që shpresoj të shënoj në këtë stadium. Ishte një moment që shënoi fillimin e historisë sime në Bernabéu dhe më la kujtime shumë të bukura.”

E sheh veten më shumë si 10 apo 9?

“Mbaj mend që ditën e prezantimit tim, kur më pyetën, thashë se nuk më interesonte pozicioni i saktë. Unë jam një sulmues që mund të luaj në pozicione të ndryshme dhe të shënoj nga kudo. Në fund të fundit, synoj vetëm golin. Preferoj që të tjerët të më përshkruajnë se kush jam. Qëllimi im është të bëj punën time dhe ta bëj mirë, pavarësisht pozicionit në të cilin më vendos trajneri.”

A ka ndryshuar diçka që nga fitimi i Kupës së Botës në vitin 2018?

“Shpresoj të kem ndryshuar, sepse ky është evolucioni normal i një futbollisti. Gjithmonë duhet të përmirësohesh. Do të ishte problem nëse do të isha i njëjti siç isha shtatë vjet më parë. Mendoj se me gjithçka që kam arritur dhe gabimet që kam bërë, kam mësuar dhe jam bërë lojtari dhe personi që jam sot. Ndryshimi është pozitiv, për sa kohë që është për mirë, dhe unë nuk jam i njëjti si më parë.”

Cili është ndryshimi midis PSG-së dhe Real Madridit?

“Janë klube shumë të ndryshme, me histori të ndryshme. PSG është një klub shumë më i ri, ndërsa Real Madridi është shumë më i vjetër dhe ka një histori më të thellë. Edhe kultura është e ndryshme. Real Madridi është padyshim klubi më i mirë në botë, por edhe Parisi është ndër më të mirët. Janë dy mënyra të ndryshme për të kuptuar futbollin dhe jam krenar që kam qenë pjesë e të dyjave.”

TË FUNDIT

“Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së”, reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi

Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese

Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

Radev: `Bota Serbe` është emërtimi i ri i projektit `Serbia e Madhe`

ME TE LEXUARA

1
"Nuk janë problem turqit, synimi është të destabilizohet rruga drejt BE-së", reagon Reisi Fejziq për ngjarjet në Mal të Zi
1
Baraliu: VV ta propozojë mandatar një figurë unifikuese
1
Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: S’do t’iu vie rendi më, s’ofron asgjë përveç bllokimit e kërcënimit
1
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut
1
“Do ta mësoni shumë shpejt”, Trump nxit spekulime për testime bërthamore

LEXO MË SHUMË