Mbappe i zhgënjyer: Ky është maksimumi ynë, dua ta fitoj Ligue 1 dhe më pas të shohim

Picture of designer@fetishimedia.ch

09/03/2023

Kylian Mbappe ka mbetur i dëshpëruar me eliminimin e hershëm të Paris Saint-Germainit nga Liga e Kampionëve.

Parisienët u mposhtën në duelin e dyfishtë me Bayern Munichun në të tetën e finales duke i dhënë fund kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Sulmuesi francez e ka komentuar eksperiencën e këtij viti në Champions, por ka folur edhe për të ardhmen e tij, teksa spekulohet se gjatë verës mund të largohet nga “Parku i Princave” në drejtim të Real Madridit.

“Një tjetër zhgënjim. Kemi humbur nga një skuadër e madhe dhe tash na mbetet kampionati, shpresojmë që ta fitojmë titullin. Bayerni e ka një skuadër të ndërtuar për ta fituar Ligën e Kampionëve, derisa për ne ky ishte maksimumi, gjithçka ishte këtu”, deklaroi nënkampioni i botës në zonën miks.

“Nëse do ta rikonsideroj të ardhmen time? Jo, jo… jam i qetë, e vetmja gjë që çon peshë për mua në këtë sezon është që ta fitojmë kampionatin dhe më pas të shohim. Jemi të dëshpëruar dhe të mërzitur, por duhet ta ndërrojmë faqen, duhet të mendojmë në gjëra të tjera”, përfundoi Mbappe. /Gazeta Express

TË FUNDIT

Dënim me vdekje për personat që vrasin shtetas të Izraelit, pr/ligji kalon në lexim të parë

Dhunuesi i Prilepit që sulmoi futbollistët e Shkëndijës së Haraçinës do të kalojë vetëm me gjobë

Dimovski: Numri i vdekjeve në punë është i lartë, mbrojtja nuk është në nivelin e duhur

Kocevski: Muajin e ardhshëm aktakuzë për policët të përfshirë në tragjedinë në Koçan

Vdekja e 37 vjeçares në Klinikën për Kirurgji Digjestive, Aliu: Inspektorati është në terren, do të formohet edhe komision ekspertësh

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË