Mbappe kërkon shtëpi në Madrid

E ardhmja e Kylian Mbappes te Paris Saint-Germaini mbetet e paqartë, ndërkohë që ai akoma nuk ka vendosur për vazhdimin e kontratës në Parc des Princes.
Francezi është i lidhur me kampionin e Ligue 1 deri në verën e vitit 2022, ndërsa ende nuk e ka rinovuar kontratën pas kësaj date.
Gjigantët evropianë janë të interesuar për shërbimet e tij, sidomos Real Madridi që planifikon ta bëjë shënjestër kryesore për afatin e ardhshëm kalimta
Ndërkohë, Goal konfirmon se 22-vjeçari ka nisur të kërkojë shtëpi në Madrid, megjithëse akoma nuk ka ndonjë sugjerim se arsyeja për këtë është vendimi për t’iu bashkuar Mbretërve.
Me gjithë spekulimet për të ardhmen e tij, Mbappe mbetet i qetë. Ai nuk dëshiron të ngutet për të ardhmen e tij profesionale dhe dëshiron të presë deri në fund të sezonit 2020/2021 për të marrë vendimin e madh në karrierë.