Kapiteni i Kombëtares së Francës, Kylian Mbappe, ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmjen e djeshme (e hënë) ndaj Austrisë, gjatë ndeshjes së parë të “Gjelave” në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Franca mundi Austrinë me rezultat minimal 1-0 dhe Mbappe u detyrua të largohej nga fusha në fund të ndeshjes për shkak të thyerjes së hundës.
Për këtë, tashmë është e qartë se deri në fund të Euros 2024, Mbappe do të duhet të mbajë një maskë mbrojtëse në fytyrën e tij.
Pas ndeshjes ai kërkoi ndihmën e tifozëve në Twitter, duke kërkuar nga ta ndonjë ide për maskë.
“Ide për një maskë?”, shkroi Mbappe duke kërkuar ndihmë nga fansat në zgjedhjen e maskës dhe pothuajse të gjithë fansat postuan një foto të ngjashme në komente.