Mbappe, Messi, Sancho dhe top lojtarët më të vlefshëm

0

Afati kalimtar i transferimeve është i hapur, dhe disa skuadra kanë plane të mëdha për të sjellë emra të dëshmuar.

Real Madrid deri më tani është treguar skuadra më aktive, duke transferuar Eden Hazard nga Chelsea për 100 milionë euro.

Transferimet me shuma të mëdha tashmë janë bërë gjëra të zakonshme në futboll, por çështja kryesore mbetet se kush është lojtari më i vlefshëm në botë.

Sipas ‘CIES’, lojtari më i vlefshëm është Kylian Mbappe i PSG, që vlerësohet 252 milionë euro, teksa ndiqet nga Mohamed Salah, Rahem Sterling dhe Lionel Messi.

Renditja e lojtarëve më të vlefshëm:

Kylian Mbappe | Paris Saint-Germain| 252 milionë euro

Mohamed Salah | Liverpool |220 milionë euro

Raheem Sterling | Manchester City | 208 milionë euro

Lionel Messi | Barcelona | 167 milionë euro

Jadon Sancho | Borussia Dortmund |159 milionë euro

Sadio Mane | Liverpool| 158 milionë euro

Harry Kane | Tottenham| 155 milionë

Ndërsa Cristiano Ronaldo renditet në vendin e 15, duke u vlerësuar 115 milionë euro.