Mbappe nuk u përgjigjet thirrjeve të Real Madridit

Kylian Mbappe nuk i është përgjigjur thirrjeve të Real Madridit.

‘Drama’ lidhur me të ardhmen e Mbappes vazhdon të diskutohet.

Lojtari është i lidhur me një transferim të mundshëm drejt Real Madridit, por sipas lajmeve të fundit që po qarkullojnë në Francë, ai pritet të qëndrojë edhe më tej në ‘Parc des Princes’.

E në emisionin ‘El Chiringuito’ thuhet se francezi nuk është përgjigjur thirrjeve të ‘Mbretërve’ tash e një javë.

“Mbappe ka ndryshuar planet e tij dhe nuk po u përgjigjet më thirrjeve të Realit. Mendoj se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe do të shpallë vendimin e tij të dielën. “Transferimi i tij te Reali është shumë i vështirë”, thuhej në emisionin spanjoll.

Shumë shpejt pritet që Mbappe të tregojë se çfarë ka vendosur lidhur me të ardhmen e tij.