Mbappé shënon dopietë ndaj Holandës, siguron finalet e ‘Euro 2024’ dhe parakalon Platini

ina-online
ina-online

14/10/2023

Kylian Mbappé lë pas momentin e keq me PSG-në, rikthehet të veshë fanellën e kombëtares së Francës dhe shkëlqen. Ai i ka hedhur poshtë kritikat e ditëve të fundit me një dopietë që rrëzoi Holandën dhe iu dha “Les Bleus” kualifikimin për në “Euro 2024”.

Fenomeni francez shënoi golat numër 41 dhe 42 për kombëtaren në 72 paraqitje gjithsej, duke arritur dhe më pas parakaluar në renditjen e golashënuesve të të gjitha kohërave të Francës një legjendë si Michel Platini.

Tani objektivi tjetër është shoku i tij i skuadrës, Antoine Griezmann (44 gola); Thierry Henry (51 gola) dhe Olivier Giroud (54 gola).

Mbappé e theu ngërçin fillimisht pas 7 minutash lojë me një goditje brenda zonës, por kryevepra e vërtetë e mbrëmjes së tij ishte goli i dyfishimit, me një gjuajtje me këmbën e djathtë që përfundoi nën këndin e sipërm të Verbruggen.

Dy perla që dërgojnë një mesazh të qartë për rivalët e tij, duke përfshirë Milanin në Champions League, i cili do të jetë mysafir në “Parc des Princes” më 25 tetor.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

cana

Kosova me trajner vendor apo të huaj? Pyetet legjenda Agim Cana, babai i Lorik Canës

muamed-sejdini-2-750x500

Sejdini: FFM është duke punuar për të implementuar sistemin VAR

INFO

NA NDIQ