Mbërriti në Shkup mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve

Picture of Ina Online
Ina Online

04/05/2025

Ndërkohë që seanca përgatitore dhe dëgjimit të argumenteve pro dhe kundër ligjit për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese është caktuar për më 19 qershor, ka mbërritur mendimi miqësor nga Komisioni i Venecias, përcjell Alsat.

Gjykata Kushtetuese i ka dërguar dy pyetje këtij komisioni:

Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve të pakicave në jetën publike, pra në organet shtetërore dhe Institucionet publike?
Në nivel qendror(veçanërisht për kriteret që rregullojnë përdorimin e gjuhëve të pakicave në të gjithë territorin e shtetit),
Në nivel lokal (njësitë e vetëqeverisjes vendore)
Cilat janë standardet ndërkombëtare dhe evropiane për përdorimin e gjuhëve në procedurat gjyqësore dhe në sistemin gjyqësor në përgjithësi?

Në përgjigje prej 12 faqesh të Komisionit të Venecias, i cili i cilëson abstrakte pyetjet, duke arsyetuar se edhe përgjigjet e tij nuk mund të jenë të prera me thikë, thuhet se, sipas standardeve, Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjuhësor.

Pika 52 e konkluzionit të Mendimit të Komisionit të Venecias

52. Komisioni i Venedikut dhe Drejtoria e Përgjithshme e Demokracisë dhe Dinjitetit Njerëzor DGII arrijnë në përfundimin se Shtetet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që të drejtat gjuhësore të minoriteteve në sistemin gjyqësor të zbatohen plotësisht dhe të sigurojnë mbrojtje për gjykim të drejtë, duke përfshirë edhe fazat hetimore dhe paragjyqësore, kryesisht në kontekstin e procedurave penale.
Detyrimet që lidhen me procedurat penale, që synojnë garantimin e të drejtës për një gjykim të drejtë për të akuzuarin, përbëjnë thelbin e rregullores mbi përdorimin e gjuhëve të minoriteteve në gjyqësor. Megjithatë, këto janë standarde minimale dhe asgjë nuk e pengon Shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”
Në mendimin e Komisionit të Venecias thuhet gjithashtu se nëse një i pandehur në procedurat penale nuk e kupton gjuhën shtetërore të përdorur në gjykata, zbatohen standardet ligjërisht të detyrueshme të KEDNJ-së (përveç dispozitave të Kartës), ndërsa nëse një i pandehur në procedurat penale e kupton gjuhën shtetërore, por dëshiron të shprehet në “gjuhën që është emocionalisht më e afërt” me të, zbatohet Neni 9 i Kartës (nëse Shteti e ka ratifikuar Kartën).
Komisioni i Venecias në vitin 2019 kishte dhënë vlerësim për ligjin e gjuhëve i cili ishte miratuar në vitin 2018, në të cilin thuhej se disa përcaktime të këtij ligji, “tejkalojnë standardet e përcaktuara në Konventën-kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Deklaratën evropiane për gjuhët rajonale dhe të pakicave”.

Raporti i Komisionit të Venecias i vitit 2019

“Ligji i vitit 2018 në mënyrë të theksuar avancon përdorimin e gjuhës shqipe, si gjuhë që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, në organet publike. Por, në fusha të caktuara, ligji shkon shumë larg duke i imponuar institucioneve publike detyrime joreale, në veçanti në procedurat gjyqësore. Obligimet janë joreale dhe të shtrenjta për t’u zbatuar”./Alsat

TË FUNDIT

Thirrja nga diaspora për dalje vetëm me një kandidat shqiptar në Kërçovë

Mickoski: Qytetarët po jetojnë vështirë, por shpresa po rikthehet

Rezultatet e obduksionit për vdekjen e Vedat Ademit janë gati, Instituti i Mjekësisë Ligjore ia dorëzoi Prokurorisë

Kodi ‘8647’ nxit polemika! Ish-drejtori i FBI-së në qendër të vëmendjes pas mesazhit që dyshohet se është për vra*sjen e Trump

Trumpi njofton marrëveshje mbi 200-miliardëshe mes ShBA-së e Emirateve të Bashkuara

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit..!?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË