Mbërriti seria më e fuqishme në historinë e “Golf” (VIDEO)

Volkswagen ka prezantuar një version special të Golf R me rastin e ditëlindjes së 20-të të këtij modeli sportiv.

“Golf R (32)” u prezantua 20 vite më parë, dhe tani kemi një variant të veçantë, festiv nga “Volkswagen”. Golf R i ri ruan të njëjtin motor turbo benzine 2.0 (EA888), i cili tani është 13 hp më i fuqishëm në 333 hp.

Versioni jubilar i Golf R vjen në kombinim me një transmetim të përmirësuar DSG me 7 shpejtësi që transmeton fuqinë në të katër rrotat.