Mbështetësit e Berishës protestë para Kuvendit, tensione edhe brenda sallës

INA
INA

21/12/2023

Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur 1 orë e 30 minuta më herët në ambientet e Parlamentit, ku në orën 10:00 pritet të mbahet seanca plenare për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Socialistët mbërritën më herët në ambientet e Kuvendit për të parandaluar skenarin e seancës së kaluar, ku deputetët e PD bllokuan hyrjet e parlamentit dhe nuk lejuan futjen e tyre në sallë.

Pas deputetëve socialistë kanë mbërritur në sallë dhe deputetët e opozitës, ku të përjashtuarit u përplasën me gardën, e cila nuk i lejoi të hynin në sallë.

Me të mbërritur në sallë deputetët e opozitës, bllokuan foltoren me karrige dhe u përplasën me gardën.

Sakaq në ambientet e jashtme të Kuvendit ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të ish-kryeministrit Berisha, të cilët me pankarta ku shkruhet “O sot, o kurrë”, kundërshtojnë vendimin për ish-kryeministrin.

Kujtojmë se pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës dhe për të ashpërsuar masën e sigurisë.
Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Nuk priten shumë surpriza, pasi socialistët do të votojnë pro kërkesës së SPAK. Po ashtu edhe Partia Demokratike ka deklaruar hapur votën pro kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, ndërsa Enkelejd Alibeaj ishte i pranishëm edhe në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

PS dhe Enkelejd Alibeaj dorëzuan dy raporte ne kuvend per imunitetin e zotit Berisha.

Alibeaj tha se vota për imunitetin do ti japë mundësi Berishes të pastrojë figurën e tij nga akuzat për korrupsion.

Me interes pritet votat e deputetëve të grupit Bardhi, që në fakt kishin firmosur edhe padinë dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Bardhi dhe deputetët që e mbështesin nuk morën pjesë në protestën e parë të Berishës para Kuvendit, por kanë bashkuar aksionin brenda seancave plenare duke ndezur tymëse e krijuar kaos.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa Osmani

Osmani: Momenti i njohjes së Kosovës do të vjen së bashku me fitoren e Ukrainës

Rama Zelenski

A do bisedoni me Zelenskyn për njohjen e Kosovës? Përgjigjet kryeministri Rama

rama zelenski

Zelensky nderon me dekoratën më të lartë Ramën, nënshkruhen marrëveshjet e miqësisë

Samiti Shqiperi Ukraine

Samiti i Ukrainës në Tiranë, kush janë liderët e rajonit që marrin pjesë

Blinken Edi rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama iu ka drejtuar me një letër mirënjohjeje Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

Rama Zelenski

Zelensky të martën në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainën

bajram begaj

Dy vjet luftë në Ukrainë, Presidenti Begaj: Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik

ksamil saranda

Shqipëria përzgjidhet destinacioni më i mirë në Europë për vitin 2023

INFO

NA NDIQ