“Mbështetje nga Belgjika për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut”

INA
INA

23/05/2023

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel, në kuadër të vizitës së tij të punës në Belgjikë, pati një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Alexander De Croo.

Në takim u konstatua miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale, integrimet evropiane të Maqedonisë, bashkëpunimi ekonomik, si dhe trendet politike dhe ekonomike në Evropë.

Presidenti Pendarovski përshëndeti përforcimin e dialogut politik ndërmjet dy vendeve dhe vlerësoi se shkëmbimet e shpeshta të vizitave të nivelit të lartë do të thellojnë edhe më shumë besimin politik dhe do të nxisin zhvillimin ekonomik.

“Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe rritjen e investimeve belge në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i shprehu mirënjohje kryeministrit belg për mbështetjen e vazhdueshme në proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe politikës së zgjerimit të BE-së, si proces me rëndësi strategjike për rajonin. Në këtë kontekst, u shkëmbyen mendime dhe pikëpamje për presidencën e ardhshme belge me Bashkimin Evropian në gjysmën e parë të vitit 2024”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Kabineti i presidentit Pendarovski.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bilall Kasami

Kasami: Dalja e votuesve e lartë, po tregohet vendosmëri për ndryshim

Screenshot_2024-04-24-17-56-51-194_com.android.chrome-edit

KSHZ: Deri në ora 17:00, jehona e votuesve është 44.18%

vlen

VLEN: Në Likovë vjedhje masive të votave, mbushje dhe treni bullgar

MPB-policia-maqedonise

Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

kumanove hotel kristal

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

likov

Procesi në Likovë po zhvillohet pa pengesa. Fetai: Në zonat rurale fluksi më i madh është pas orës 15

Zgjedhje votime vota Maqedoni

KSHZ: 35.89 % votuan deri në ora 15:00

Screenshot_2024-04-24-16-05-49-430_com.facebook.katana-edit

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

inbound2841859219809297168

MPB me detaje për disa parregullsi në vendvotime në Shtip dhe Shkup

INFO

NA NDIQ