Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se qeveria e re do të vazhdoj imvestimet në institucionet e arsimit të lartë.
“Sot në Shkup u mbajt Takimi i 19-të Mbarëkombëtar i studiuesve shqiptarë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, dhe diaspora, organizuar nga Instituti ‘Alb-Shkenca’. Ky takimështë një mundësi e çmuar për shkëmbim profesional dhe forcimtë bashkëpunimit shkencor në gjithë hapësirën shqiptare.
Në fjalën time, theksova se hapësira shqiptare sot është më e pasur se kurrë me institucione të arsimit të lartë dhe kërkimore. Ne, si politikanë, jemi të oliguar të punojmë për krijimin e një kornize të re juridike që të rrisë nivelin e përkushtimit dhe të bëjë integrimin arsimor e shkencor një prioritet të detyrueshëm.
Në këtë frymë, Qeveria jonë po mbështet fuqimisht shkencën dhe arsimin e lartë me investime të paprecedente, përfshirë rreth 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup. Gjithashtu, kemi ndarë fonde për laboratorin shkencor të Universitetit të Tetovës dhe vazhdojmë mbështetjen për Universitetin e Evropës Juglindorenë Tetovë.
Një pikë tjetër e rëndësishme themelimi i Akademisë Shqiptaretë Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut. Besojmë se ka ardhur koha për një institucion të tillë akademik, që do të shërbejë si platformë për avancimin e shkencës dhe kulturës shqiptare. Kornizat ligjore dhe kushtetuese për këtë iniciativë ekzistojnë; tani kërkohet vetëm bashkëpunim dhe vullnet për t’i dhënë jetë kësaj ideje.”, ka shkruar Mexhiti. (INA)