​Mbeti jashtë Euro 2024, Cikalleshi i jep fund karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë

Picture of Ina Online
Ina Online

29/05/2024

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka njoftuar për largimin e tij përfundimtar nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Vendimi vjen pak kohë pasi që trajneri i Shqipërisë, Sylvinho publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për në Kampionatin Evropian Euro 2024, ku pjesë e listës nuk ishte Cikalleshi, raporton KosovaPress.

Lajmin për tërheqjen nga futbolli me kombëtaren e konfirmoi vetë Cikalleshi në rrjetet e tij sociale.

“Fundi i një rrugëtimi! Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën. Ka qenë një krenari dhe emocion I papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar te futbollit.

Bartja e emocioneve te një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt dhe besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit I erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze”, ishte reagimi i Cikalleshit.

TË FUNDIT

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

Taravarit i ik edhe një deputet – Mimoza Musa vazhdon me Arben Fetain në VLEN

Plas sherri në emision ‘live’: “Veç je femër se…” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit

Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

Në Nerovë të Krushevës zgjidhje për objektin shkollor nuk ka, ndërsa bojkoti i nxënësve vazhdon

ME TE LEXUARA

1

Plas sherri në emision 'live': “Veç je femër se...” – debat i ashpër mes këngëtarit dhe ish-missit
1
Kurti e shkarkon zv.ministrin Arbër Vokrri pas deklaratave se ndërkombëtarët i kanë nxitur trazirat në Veri

LEXO MË SHUMË