Mbeti jashtë listës për Euro 2024, Cikalleshi përcjell një mesazh

Picture of Ina Online
Ina Online

28/05/2024

Sokol Cikalleshi ka reaguar për herë të parë pasi mbeti jashtë listës së kombëtares për Euro 2024.

Përmes një postimi në Instagram, ai njoftoi tërheqjen nga kombëtarja.

Futbollisti i kombëtares shprehet se “Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën”.

Postimi i plotë i Cikalleshit:

Fundi i një rrugëtimi!
Rrugëtimet janë të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt dhe besoj, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit I erdhi fundi! Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pa kursimin më të vogël pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme. Falënderoj Zotin për gjithçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozët Kuq e Zi që meritojnë shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë. Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË