Mbi 1.8 milion euro investime në Dizhon të Çairit – VLEN sjell infrastrukturë moderne për qytetarët

Picture of INA
INA

05/07/2025

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka njoftuar për përmbylljen me sukses të një projekti kapital në lagjen Dizhon të Komunës së Çairit, me vlerë investimi mbi 1.8 milion euro.

Në fokus të këtij projekti ka qenë asfaltimi i rrugës “Dizhon 17”, si dhe ndërtimi i 180 metrave kanalizim fekal, përfshirë përgatitjet për rrjetin e ri të ujësjellësit, që pritet të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për 35 amvisëri.

Ky projekt u realizua me mbështetjen e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe përmes angazhimit të Komunës së Çairit, në kuadër të planit zhvillimor të koalicionit VLEN, i cili ka prioritet përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe rritjen e cilësisë së jetesës për qytetarët.

“Ky investim nuk është vetëm asfalt, ujë dhe kanalizim – është standard më i mirë për familjet, jetë më e dinjitetshme për banorët dhe besim i kthyer në institucione,” deklaroi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Ai shtoi se projekte të tilla janë dëshmi konkrete e qasjes së re të qeverisjes lokale dhe qendrore: me plane të qarta, me financim të siguruar dhe me punë në terren. (INA)

TË FUNDIT

Bastisje në dy lokacione në Shkup!

ASH-Taravari: Ligji i ri për bixhozin është mashtrim – nuk ndalon, por e kthen në monopol shtetëror

Gashi për “Fokus”: Është koha të ndalen përçarjet dhe të hapet tema e bashkimit!

Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë

Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv

Hati feston ditëlindjen, biznesmeni që i qëndroi pranë ngjall dyshime

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË