Mbi 100 ushtarë izraelitë kanë hyrë në hapësirat e një spitali në Gaza, Bideni flet me Netanyahun

INA
INA

15/11/2023

Gjashtë tanke dhe mbi 100 ushtarë izraelit raportohet të kenë hyrë në hapësirat e spitalit Al-Shifa në Gaza.

Siç shkruan BBC, dëshmitarë okularë kanë thënë forcat izraelite kanë hyrë në departamentin kryesor të urgjencës së spitalit.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Shtëpia e Bardhë, ku thanë se nuk e mbështesin sulmin e spitalit Al-Shifa.

“Nuk duam të shohim të shtëna në një spital ku njerëz të pafajshëm, njerëz të pafuqishëm, njerëz të sëmurë që përpiqen të marrin kujdesin mjekësor që meritojnë janë kapur në mes të zjarrit”, ka thënë një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC.

Tutje, bëhet e ditur se presidenti amerikan, Joe Biden, ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se të dy udhëheqësit “diskutuan gjerësisht përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke përfshirë shumë fëmijë dhe një numër të qytetarëve amerikanë”.

Sulmi në spitalin Al-Shifa vjen vetëm disa orë pasi ShBA-ja për herë të parë tha se inteligjenca e saj mbështeti pretendimet e Izraelit se Hamasi ka vendosur një qendër komandimi në spitalin Al-Shifa, një pretendim ky i refuzuar vazhdimisht nga grupi qeverisës i Gazës.

Për këto komente, Hamasi ka fajësuar Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se presidenti amerikan është së bashku me Izraelin “plotësisht përgjegjës” për sulmin, duke shtuar se komentet e inteligjencës amerikane i kanë dhënë “dritën jeshile” Izraelit për të nisur sulmin e tij

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

biden-trump

Biden: Nuk jam i sigurt nëse do të kandidoja përsërsi, nëse Trump nuk do të ishte në garë

Putin

Putin mbërrin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Zelenski

Ambasadorja e Ukrainës tregon arsyet pse Zelensky nuk iu drejtua Kongresit amerikan

europa_flamujt

Samiti BE-Kinë përballet me pengesa të mëdha

grat me te fuqishme

Forbes publikon listën e femrave më të fuqishme në botë, kryeson Ursula von der Leyen

An Ukrainian national flag flag waves over the center of Kharkiv, Ukraine's second-largest city, Friday, Feb. 4, 2022. The situation in Kharkiv, just 40 kilometers (25 miles) from some of the tens of thousands of Russian troops massed at the border of Ukraine, feels particularly perilous. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Rusia gjatë natës ka lëshuar 48 drone mbi Ukrainë, rrëzohen 41

JIM townsend

Townsend: Nuk mendoj se do ketë shpërthim lufte në Ballkan

Benjamin Netanyahu

Netanjahu: Vetëm ushtria izraelite mund të çarmatosë Gazën

mexhiti arabi

Mexhiti: Maqedonia e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të forcojnë bashkëpunimin në shëndetësi

INFO

NA NDIQ