Mbi 1,1 milionë kërkesa për azil në Evropë në 2023

ina-online
ina-online

28/02/2024

Numri i azilkërkuesve në Evropë ka tejkaluar ndjeshëm shifrat e vitit të kaluar, sipas agjencisë së azilit të Bashkimit Evropian, me qendër në ishullin mesdhetar të Maltës.

Agjencia regjistroi gjithsej 1,14 milionë aplikime në 27 vendet anëtare të BE-së, Norvegji dhe Zvicër, sipas raportit vjetor të botuar sot në Valeta.

Krahasuar me një vit më parë, kjo paraqet një rritje prej 18%. “Shumica e aplikantëve erdhën sërish nga vendi i luftës civile, Siria, i ndjekur nga Afganistani”, sipas agjencisë së azilit.

Nga fundi i vitit, pas fillimit të luftës së re në Gaza në muajin tetor, një numër në rritje i palestinezëve gjithashtu kërkuan të shkonin në Evropë.

Gjermania mbetet deri tani vendi më i rëndësishëm i destinacionit, ku 334 000 aplikime të reja u regjistruan midis janarit dhe dhjetorit 2023.

Vitin e kaluar, numri i përgjithshëm i aplikimeve kishte arriti në 996 000. Në të kundërt, dukshëm më shumë janë regjistruar në vitin 2015 (1,4 milionë) dhe 2016 (1,3 milionë).

Këtu nuk përfshihen më shumë se 4,4 milionë refugjatë nga Ukraina, të cilët kërkuan strehim në Bashkimin Evropian si rezultat i pushtimit rus duke iu dhënë një mbrojtje e përkohshme.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia gjermane gjermani

Shqiptari (23) arratiset nga policia gjermane me 200 km/h

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

zvicer zurich cyrih

Universiteti i Cyrihut tërhiqet nga renditja ndërkombëtare e universiteteve

zvicer-1

Gjeneva mund të kërkojë taksi elektrike nga viti 2030

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

INFO

NA NDIQ