Mbi 129 mijë të punësuar në administratën publike në Maqedoninë e Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Prill, 2023

“Numri i të punësuarve në sektorin publik në përfundim me 31 dhjetorin e vitit 2022 është 129.374 persona. Ata angazhimin e tyre të punës e realizojnë në 1.354 institucione. Numri i institucioneve në krahasim me vitin 2021 është rritur për tetë”.

Kjo u bë e ditur sot në konferencën e sotme për media nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Azir Aliu.

Ai informon se nga 1.354 institucione, 60 për qind janë në nivel lokal, ndëra rreth 40 për qind në nivel qendror. Prej tyre, më së shumti ose 533 institucione janë të veprimtarisë së arsimit, të punës dhe politikës sociale janë 125 institucione, kulturës – 121, drejtorisë – 117, çështjeve komunale – 113, shëndetësisë – 111, pushtetit vendor – 81, gjyëqsort – 64, drejtësisë -14.

“Krahasuar me Raportin për vitin 2021, numri i të punësuarve në sektorin publik është ulur për 2.714 të punësuar. Nga numri i përgjithshëm, 18.909 persona kanë qenë të punësuar në Armatë, MPB, Agjencinë për Siguri Kombëtare, Agjencinë e Inteligjencës dhe Drejtorinë për Polici Financiare”, theksoi ministri Aliu.

Ai bërë të ditur se përveç si numër, për këta persona të punësuar në Raport nuk paraqiten detaje dhe analiza të tjera. Ai shtoi se kjo është për arsye ligjore dhe sigurie.

Sipas analizës, më së shumti të punësuar nga sektori publik janë në veprimtarinë arsim – 34 për qind, shëndetësi – 18, drejtori – 13, çështje komunale – 9, punë dhe punë sociale – 7, pushtet lokal – 5 për qind.

“Në organet e pushtetit shtetëror, sipas Raportit, janë të punësuar gjithsej 14.531 persona. Numri i të punësuarve në organet e pushtetit shtetëror paraqet vetëm 13 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në sektorin publik. Nga gjithsej 129.374 persona, në Qeveri, ministritë, organet në kuadër të ministrive, organet e pavarura të administratës shtetërore etj. janë të punësuar 14.531 persona”, theksoi Aliu.

Raporti thekson se në një numër të madh të institucioneve – 504 kanë deri në 50 të punësuar, dhe një numër më i vogël, vetëm 24 institucione kanë mbi 500 të punësuar.

Si edhe në raportet paraprake, ashtu edhe në këtë, siç tha Aliu, tregohet se një numër i madh i të punësuarve në sektorin publik janë gra – 56.29 për qind, kundrejt burrave – 43.71 për qind.

Gratë janë më të përfaqësuara në fushën e punës dhe politikës sociale – 82.99 për qind, veçanërisht institucionet publike për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve. Në shëndetësi ka 72.72 për qind dhe arsim me 66.71 për qind gra. Burrat janë më të përfaqësuar në veprimtarinë mjedisit jetësor me 89.29 për qind, si dhe kryesisht janë të përfaqësuar në veprimtaritë transport dhe punë komunale.

“Mosha mesatare e të punësuarve është 46.03 vjeç. Krahasuar me Raportin për vitin 2021, vërehet një ulje e parëndësishme e moshës mesatare të të punësuarve në sektorin publik”, tha ministri. Informon se deri më 31.12 2022, 71 për qind e të punësuarve janë maqedonas, 21.6 për qind janë shqiptarë, 2.42 janë turq, romë – 1.49 për qind…

Në vitin 2022 vërehet një ulje e numrit të doktorëve të shkencave dhe magjistratrave, ndërsa për këtë rritet numri i të punësuarve në arsimin fillor. Ai potencoi se më shumë se gjysma, gjegjëisht 55.85 për qind e të punësuarve në sektorin publik kanë të paktën arsim të lartë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dash-1

DASH: Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Shefi i inteligjencës ukrainase: Kemi mjaftueshëm armë, së shpejti do të nisë kundërofensiva

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykimi ndaj Trump-it do të nisë, seanca e parë në mars 2024

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Anulohet seanca e sotme ndaj ish-krerëve të UÇK-së

majlinda bregu

“Majlinda Bregu duhet të vendoset në krye të PD, është zgjidhja e vetme”

paraburgim-1

Nis zbatimi i marrëveshjes Rama-Sunak, 200 shqiptarë të dënuar në Britani do të dërgohen në burgjet e Shqipërisë

kfor-nato-kosove

KFOR do të vazhdojë së paku deri në vitin 2026 në Kosovë

ali-ahmeti-2

Ali Ahmeti uron festën e “Shën Kirilit dhe Metodit” në gjuhën maqedonase

lsm-sindikata780x439-1

Deanoski: Sektori publik po “vlon”, do të ketë greva masive

INFO

NA NDIQ