Mbi 130 000 qytetarë të Maqedonisë rrezikojnë të shkojnë në varfëri të plotë

0

Më shumë se 130.000 qytetarë të vendit deri në fund të vitit rrezikojnë të jetojnë në varfëri. Për rreth 10% pritet të ulen të ardhurat edhe atë te qytetarët me të ardhurat më të ulëta mujore kurse deri në 15% për pjesën tjetër të popullatës.

Hulumtimi i Bankës Botërore tregon se klasa e mesme do të bie ndjeshëm në periudhën e ardhshme kurse varfëria do të thellohet varësisht se si zhvillohet situata me krizën shëndetësore.