Mbi 18 mijë fëmijë lypsarë në Maqedoninë e Veriut, tutorët e tyre bëjnë jetë luksoze (VIDEO)

Picture of ina-online
ina-online

10/10/2023

Mbi 18.700 fëmijë rezultojnë të jenë lypsarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kontrollen nga një rrjet tutorësh.

Këto shifra alarmuese janë bërë të ditur përmes një kronike në Alsat, ku ka folur kryetari i Organizatës “Ndërtojmë Ardhmërinë”, Ilija Jovanoviq. Ai thotë se vetëm në Shkup janë mbi 2 mijë fëmijë lypsarë.

Sipas tij, ata janë të organizuar dhe keqpërdoren nga tutorët të cilët përfitojnë 3000 denarë në ditë nga një lypsar, ndërsa nga vetëm 2000 lypsarë të Shkupit përfitojnë mbi 6 milionë denarë në bazë ditore.

Jovanoviq nënvizon se këto fëmijë keqpërdorën edhe për shërbime seksuale dhe shërbime të tjera përderisa tutorët e tyre bëjnë jetë luksoze.

Ministrja e Punës dhe Politikes Sociale Jovanka Trençevska thotë se në muajt e ardhshëm do të angazhohen edhe më shumë rreth kësaj çështjeje dhe ekipet janë në terren për të zvogëluar këtë dukuri.

Fëmijët lypsarë janë të moshave të ndryshme dhe të njëjtit nuk ndjekin procesin edukativo-arsimor pasi shumica prej tyre nuk janë të evidentuar si shtetas të vendit tonë. Sipas të dhënave të kësaj organizate tre fëmijë lypsar kanë humbur jetën nga konsumimi i substancave narkotike./ Alsat.mk

TË FUNDIT
27 minuta
Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve
42 minuta
Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane
56 minuta
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
1 orë
Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit
1 orë
Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

ME TE LEXUARA

1 ditë
Azizi drejtuar BDI-së: Stoilkoviçin nuk e sollëm ne, atë e gjetëm në mesin tuaj (VIDEO)
5 orë
Grubi: Do të vazhdoj të qëndroj në krah të Kryetarit Ali Ahmeti
20 orë
Votohet Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut
56 minuta
Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare
1 ditë
80 vjetori i gjenocidit ndaj çamëve shënohet edhe në RMV
9 orë
QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup
1 ditë
Duraku: Ne jemi ata që kemi legjitimitetin tek shqiptarët, kemi fitore të pastër në gjitha komunat shqiptare
5 orë
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

LEXO MË SHUMË

Screenshot_20240624-183025~2

Siljanovska pret që përbërja e re qeveritare të punojë në përputhje me interesin kombëtar maqedonas dhe në interes të qytetarëve

Murtezani-Mariciq-750x430

Orhan Murtezani merr detyrën si ministër për Çështje Evropiane

IMG_3551

Isufi la gjurmë në gazetarinë shqiptare

isuf-kadriu1-780x470

Zv.kryeredaktorit të Alsat i jepet lamtumira e fundit

maqedoni greqi marreveshja e prespes

Greqia sërish ia kujton veton Maqedonisë së Veriut

arben taravari

Taravari nuk pret, gati shpalljen për ndërtimin e dy spitaleve

talat xhaferi

Në ditën e fundit të punës si Kryeministër, Xhaferi: Shkruam histori

BDI selia

Katër vitet e fundit të BDI-së në pushtet, pas 16 vitesh del në opozitë, pasi hapi Front me të gjithë

Angela Ageler

Aggeler uron Qeverinë e re: Pres të vazhdojmë partneritetin

INFO

NA NDIQ