Mbi 19 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Krahas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.
Aktualisht në Kosovë janë 19 mijë e 519 raste aktive me COVID-19. Prishtina vazhdon të prijë me numrin shumë të lartë të rasteve aktive me COVID-19. Vetëm në këtë komunë janë 7 mijë e 426 raste aktive me COVID-19, ndërsa 1 mijë e 576 raste janë në Komunën e Mitrovicës, 1 mijë e 481 në Pejë, e 1 mijë e 30 në Fushë Kosovë. Janë dhe komuna të tjera që kanë raste aktive me COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për dy raste të vdekjes dhe 2 mijë e 243 raste të reja pozitive me COVID-19.