Mbi 21 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, pas 5 ditësh kërkime ende shpresa për të gjetur të mbijetuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/02/2023

Numri i vdekjeve në Turqi është rritur në 18,342, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve në 21,719, një numër që pritet të rritet.

Sipas përditësimeve më të fundit nga Siria, 3,377 kanë vdekur atje, duke e çuar totalin në 21,719.

Përpjekjet vazhdojnë për të pestën ditë në kushte moti te ftohte për të shpëtuar ata që janë ende të bllokuar nën rrënoja.

Presidenti i Turqisë e quajti tërmetin “katastrofën e shekullit”.

Një përpjekje e madhe ndërkombëtare ndihmash po rritet. Të enjten, Banka Botërore premtoi 1.78 miliardë dollarë ndihmë për Turqinë, duke përfshirë financimin e menjëhershëm për rindërtimin e infrastrukturës bazë dhe mbështetjen e të prekurve nga tërmetet.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi se shtrirja e plotë e katastrofës ishte ende “duke u shpalosur para syve tanë”, veçanërisht në Siri, ku një luftë civile e gjatë ka shkatërruar vendin.

Të enjten, ndihma e parë humanitare e OKB-së kaloi kufirin në Sirinë veri-perëndimore përmes vendkalimit Bab al-Hawa të Idlib. Kalimi është e vetmja mënyrë që ndihma e OKB-së mund të arrijë në rajon pa udhëtuar nëpër zonat e kontrolluara nga forcat qeveritare siriane./Albeu.com/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

moti shiu

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

lindja mesme iran irak izrael

Shkupi formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

INFO

NA NDIQ