Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy në gjuhën shqipe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Shkurt, 2022

Në vitin 2004 pata shkruar një shkrim për rrugët e Kumanovës në gazetën KOHA Ditore, edicioni Maqedoni.

Pas një hulumtimi hasa në të dhëna se nga 252 rrugë, vetëm dy ishin në gjuhën shqipe, ishte fjala për rrugën “Bajram Shabani” dhe një tjetër që s’më kujtohet tani.

Kanë kaluar 18 vite. Në qytet janë shtuar edhe rrugë të reja, kanë ardhur dhe kanë shkuar parti politike dhe ky realitet nuk ka ndryshuar fare.

Akoma asnjë emër i ndonjë personaliteti shqiptarë nuk shihet në këto rrugë, ndonëse shqiptarët kanë dhënë kontribut të madh për këtë qytet.

Të gjitha rrugët e lagjeve vazhdojnë të mbajnë emra sllav të kohës së komunizmit:“Proleterske Brigade”, “Tode Mendoll”, “Boris Kidriç”, “Vasa Pellagiq”, “Nikshiçka”, “JNA”, “Pitu Guli”…

Kur e pashë lajmin për 100 emrat e personaliteteve shqiptare në rrugët e Shkupit, mu ngjall një shpresë se ky realitet do ndryshoj edhe në Kumanovë.

Shqiptarët e Kumanovës kanë nevojë që mos ti shohin më këto gjurmë të një sistemi që i ka thyer në kurriz.

Rrugët me emra partizanësh që kanë gëzuar të gjitha benefitet dhe që sot i gëzojnë pasardhësit e tyre, shqiptarëve u kujtojnë skllavërinë.

Gjithashtu edhe ato banesat me ngjyrë hiri u kujtojnë komunizmin dhe shtypjen që u ka bërë ky sistem. (M.P/INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

kameramedia

Aliu: Me ligjin e ri do të rregullohet liria e shprehjes në media

arben-taravari-ali-ahmeti

Heqja e 20%, ASH dhe BDI në vija të kundërta

arben taravari ash

A ka pakënaqësi në ASH dhe “Grup të Zjarrit”, flet Taravari (VIDEO)

????????????????????????????????????

Antikorrupsioni: Përdorimi i flamurit evropian është korrupsion politik

fatmir mexhiti

Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Kushtetuta-MK-780x439-1-696x392-1

Kovaçevski do t’iа thotë VMRO-së planin për ndryshimin e Kushtetutës

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Qëllimi strategjik është të bëhemi anëtare e BE-së deri në vitin 2030, para nesh janë vendime politike që do të na hapin rrugën

INFO

NA NDIQ