Mbi 300 të vrarë në Izrael dhe mbi 230 në Gaza është bilanci i ri i konfliktit të përgjakshëm

Picture of ina-online
ina-online

08/10/2023

Bilanci vjen gjithnjë e më shumë në rritje në Izrael, ku deri tani janë raportuar mbi 300 të vrarë, citojnë mediat në gjuhën hebraike të kenë thënë zyrtarë mjekësorë dhe mbi 1 mijë të plagosur, pas një inkursioni të organizuar të militantëve të Hamasit në rajonet jugore izraelite.

Ministria e Shëndetësisë thotë se 1 mijë e 450 persona janë plagosur nga sulmet, të cilat përfshinin infiltrimin e terroristëve të Hamas-it në Izrael duke qëlluar ushtarë dhe civilë. Të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa.

Numri i viktimave pritet të rritet më shumë.

Qindra persona të armatosur të Hamas-it u infiltruan në Izrael këtë mëngjes, duke kaluar në pika të shumta, duke mposhtur atë që IDF-ja e konsideronte si gardh kufitar shumë të sofistikuar.

Trembëdhjetë orë pas fillimit të sulmeve, raportohet se ka ende 22 zona “aktive” në jug të Izraelit, ku personat e armatosur janë ende aktivë ose frikësohen se janë në terren.

Një valë e re raketash janë lëshuar drejt Izrael-it, duke përfshirë edhe drejt Tel Aviv-it, raportojnë agjencitë vendase duke postuar pamjet e predhave që përshkojnë hapësirën ajrore izraelite.

Policia e Izraelit bëri me dije më herët se pritet që luftimet të zgjasin për disa ditë, në një front të krijuar në kufirin me Gazën, ku palestinezët kanë marrë kontrollin e shtatë pikave kyçe të kalimit aty.

Me buldozerë, ata kanë shkatërruar gardhin rrethues, duke nisur inkursionin dhe duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

Raportohet po ashtu se 57 izraelitë, mes të cilëve edhe policë e ushtarë, janë marrë peng nga militantët e Hamasit.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës e kontrolluar nga Hamasi tha të shtunën pasdite se rreth 232 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1 mijë e 600 janë plagosur në Rripin e Gazës që kur grupi terrorist filloi sulmin masiv të koordinuar ndaj komuniteteve jugore izraelite në mëngjes.

Numri ka të ngjarë të përfshijë ata të shënjestruar nga ushtria izraelite në sulmet ajrore në hakmarrje për sulmin e infiltrimit të Hamas-it, i cili pa dhjetëra terroristë që të vrasin ushtarë dhe civilë, dhe gjatë përleshjeve me trupat në Izraelin jugor.

Përtej faktit se luftimet mund të zgjaten në kohë, sipas shërbimeve izraelite, pak orë do të nevojiten për të rikapur pikat e kalimit dhe për të vendosur një lloj rendi në kufi me Gazan.

Vetë palestinezët në West Bank ndërkaq, është raportuar se janë në festë prej zhvillimeve të fundit, me festime masive në rrugë.

Megjithatë, banorët e Gazas janë me sytë nga qielli, pasi priten sulme të shumta izraelite në zonë, të cilat kanë filluar tashmë.

Nga raportimet e para në Gaza, spitalet kanë filluar të mbushen pas raketimeve izraelite, të cilat kanë shkaktuar edhe viktima, por pa specifikuar numër.

Vetë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të mbledhë këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të parë hapat e mëtejshëm që aksioni duhet të ndërmarrë.

Ai u ka thënë qytetarëve se vendi është zyrtarisht “në luftë me Hamasin” dhe se ka bindjen se Izraeli do të dalë fitues nga luftimet.

Ndërkaq, grupimi i militantëve palestinezë Hamas, jo vetëm që ka marrë përsipër sulmet me mbi 7 mijë raketa në territorin izraelit dhe një inkursion nga toka, por ka bërë me dije po ashtu se ky është një operacion i mirëfilltë ushtarak.

Arsyeja, sipas grupimit, është mbrojtja e xhamisë Al-Aqsa dhe operacionin e kanë quajtur “Al-Aqsa Flood”.

Grupi militant palestinez Hamas ka marrë përgjegjësinë për sulmin, me krahun e tij të armatosur duke thënë se ka lëshuar 5 mijë raketa në 20 minuta.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se grupi “kishte filluar një gjuajtje masive të raketave nga Rripi i Gazës në territorin izraelit” dhe se militantët kishin hyrë në territorin izraelit në “lokacione të ndryshme”./AlbanianPost

TË FUNDIT
20 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
3 ditë
Prokurori i SHBA-ve: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike
4 ditë
Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë
4 ditë
Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris
5 ditë
Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris

ME TE LEXUARA

20 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

Merric Merrik Garland-780x470

Prokurori i SHBA-ve: Nuk do të lejoj që Departamenti i Drejtësisë të përdoret si armë politike

molla-e-kuqe-avioni-aeroplani-turk

Ukrainasit publikojnë pamjet: Kemi rrëzuar aeroplanin luftarak rus që kushton 50 milionë dollarë

tramp haris

Mbi 67 milionë njerëz e shikuan debatin Trump – Harris

harris trump

Nga shtrëngimet e duarve te shkëmbimet e nxehta, një përmbledhje e debatit Trump- Harris

Sulmi_SHBA 11 shtatori

23 vite nga “11 Shtatori”, SHBA kujton sot sulmet më të mëdha terroriste që shkaktuan mbi tre mijë viktima

gaza

11 muaj luftë/ OKB e gatshme të mbikqyrë një armëpushim të mundshëm në Gaza

blinken

Blinken: SHBA do të vazhdojë të mbështesë RMV-në në rrugën eurointegruese

harris trump

Sondazhi i New York Times: Trump 48%, Harris 47%

INFO

NA NDIQ