Më shumë se 33 mijë është bilanci i viktimave nga tërmetet e tmerrshme që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar, raportoi CNN.
Autoriteti i Qeverisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi sot se numri i të vdekurve në vend është rritur në 29,605. Sipas këtij shërbimi, më shumë se 92 mijë e 600 persona janë lënduar.
Numri i të vdekurve në zonën e kontrolluar nga rebelët në Sirinë veriperëndimore është rritur në 2,166, sipas grupit të shpëtimit të Helmetave të Bardha.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri që nga dje ishte 3,553, megjithëse numri zyrtar i vdekjeve prej 1,387 i raportuar për zonat e kontrolluara nga qeveria të vendit ka mbetur i pandryshuar prej ditësh.
Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë raportoi se 147,934 njerëz janë evakuuar nga rajonet e prekura nga tërmetet, raporton Daily Sabah. Nënkryetari Fuat Oktai tha se 32,071 ekipe kërkimi dhe shpëtimi po punonin në 10 qarqet e prekura. (INA)