Mbi 40 gradë Celsius – Nga e enjtja vendi në alarmin portokalli

Picture of INA
INA

18/06/2024

Maqedonia e Veriut përfshihet nga valë akoma më të nxehta. Prej nesër mot shumë i nxehtë, askund nuk do të ketë temperatura nën 30 gradë, e në disa vende të shtetit, ato do të shkojnë mbi 40 gradë Celsius, shkruan Alsat.

Kështu njofton drejtoria për punë hidrometeorologjike, nga ku thonë se për shkak të rritjeve të vazhdueshme të temperaturave, prej ditës së enjte, i gjithë vendi do të futet në fazën e alarmit portokalli.

“Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe llogaritura të temperaturave ekstreme, në territorin e vendit tonë nesër do të aktivizohet niveli i verdhë i alarmit, ndërsa në rajonin e Shkupit dhe luginën e Pollogut niveli portokalli i rrezikut prej temperaturave të larta. Për shkak të rritjes së mëtejme të temperaturave, prej të enjtes gjithandej do të jetë aktiv niveli portokalli”, thanë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

“Temperaturat shumë të larta që pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius nuk po i ndalojnë punëtorët e ndërtimtarisë që t’i vazhdojnë punimet e tyre. Siç mund të shihet mbrapa meje, ata janë të ekspozuar direkt ndaj diellit dhe ndaj rrezeve ultraviolet, të cilat janë të rrezikshme për trupin e njeriut”, raporton gazetarja e Alsat, Ajnur Bafqari.

Rrezet ultravjollcë sot ishin në nivel të lartë edhe atë 8, ndërsa koha që duhet pasur më së shumti kujdes nga ky rrezatim është periudha prej orës 11 deri në orën 17.

Dhjetë ditë më parë Qeveria doli me rekomandime për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta, të cilat parashohin lirim nga obligimet e punës për gratë shtatzëna dhe të moshurarit mbi 60 vjeç.

Për çerdhet rekomandohet që të mos praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët të mos ekspozohen në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Janë dhënë 314 leje ndërtimi në shtator, planifikohet ndërtimi i 727 banesave

Mickoski: Unë kam kërkuar bllokimin e parave nga IPARD

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte – kishte ushtruar trajtim çnjerëzor ndaj shqiptarëve

Christopher Hill: Adem Demaçi kundërshtonte çdo marrëveshje që nuk siguronte pavarësinë e Kosovës

Messi te Barcelona? Ja çfarë mund ta sjellë rikthimin e legjendës

UNHCR: Ndryshimet klimatike detyruan miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË