Mbi 45 mijë qytetarë të regjistruar vetëm sot, deri në mesditë

Regjistrimi i popullsisë vazhdon të rrjedhë pa pengesa. Nga Enti i Statistikave njoftojnë se sot deri në mesditë janë regjistruar mbi 45 mijë qytetarë. Ndërsa numri i përgjithshëm i qytetarëve të regjistruar është mbi 670 mijë qytetarë.

Nga Enti po ashtu theksojnë se nëse regjistrimi vazhdon me dinamikën e njëjtë, atëherë çdo ditë do të ketë mbi 100 mijë qytetar të regjistruar.

Regjistrimi vazhdon të rrjedhë edhe për diasporën të cilët kanë mundësi të vetë regjistrohen online përmes ueb faqes së Entit të Statistikave./Alsat