Mbi 5 mijë të infektuar me Covid-19 në mbarë Kosovën

0

Çdo ditë në vendin tonë po shënohen raste të reja me Covid-19, ndërsa shifrat tre shifrore me të infektuar ka kohë që po përcjellin statistikat e çdo nate të nxjerra nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Mbrëmë këto shifra shkuan në mbi 5 mijë të infektuar me virusin Corona. Saktësisht në mbarë vendin janë 5 mijë e 118 persona të prekur me Covid-19. Ndërsa kanë arritur të shërohen 2 mijë e 370 persona.
Me fatalitet kanë përfunduar 108 persona.

Ndryshe qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa të tjera të reja e të cilat kanë hyrë në fuqi që nga dita e sotme.

Mbyllja e serishme e çerdheve, bërja obligative e vendosjes së maskave, ndalimi i riteve fetare në xhamia e kisha, mbyllja e hapësirave të mbyllura rekreative, janë disa nga masat e fundit që ka ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje qeveria Hoti.