Mbi 500 të shëruar për tri ditë në Kosovë, 29 viktima

0

526 persona e kanë mposhtur koronavirusin brenda tri ditëve të fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri total i të shëruarve ka arritur në 7 mijë e 343. Kosova ka aktualisht 3 mijë e 792 raste aktive me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 11 mijë e 545 me 129 rastet e reja që u konfirmuan dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Deri tani, gjithsej 410 persona e kanë humbur betejën me koronavirusin dhe të njëjtit raportohet se kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje për respektim të rekomandimeve shëndetësore, me theks të veçantë bartjen e maskave, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.