Numri i pacientëve po rritet me shpejtësi dhe në vetëm një javë janë raportuar 1.346 raste, që është 64 për qind më shumë se javën e kaluar.
Dibra, Krusheva dhe Resnja janë qytetet me më së shumti raste të gripit, ndërsa në komunat nga lindja nuk është regjistruar asnjë i vetëm. Spitali në Kozle dhe Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve janë mbushur plot me pacientë, përfshirë edhe raste të konfirmuara të gripit. Më të vjetrit, nga ana tjetër, përfundojnë në klinikën infektive.
Në këtë sezon, numri i të sëmurëve me grip është mbi 3000, prej të cilëve madje 70 për qind janë në dy javët e para të janarit. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se në vend ka një përhapje të gjerë gjeografike dhe një intensitet të lartë të aktivitetit të virusit, dhe kjo vetëm tre ditë para fillimit të gjysmës së dytë të vitit shkollor.
Deri më tani, tre pacientë që kishin sëmundje shoqëruese dhe nuk ishin vaksinuar kanë humbur betejën me virusin. Mjekët vazhdimisht bëjnë thirrje që personat me sëmundje kronike duhet të imunizohen. Deri më tani mbi 54.000 qytetarë kanë marrë vaksina falas dhe rreth 2.600 nga ato komerciale, doza e të cilave është 800 denarë./Almakos