Mbi 900 të arrestuar për drogë në 6 muajt e parë të vitit në Kosovë

0

Më shumë se 900 persona vetëm brenda 6 muajve të parë të këtij viti përfunduan në pranga të policisë me dyshimet se ishin përdorues të narkotikëve.

Ndërsa, prej tyre 194 ishin nxënës, të cilët policia kishte arritur t’i arrestonte si përdorues të drogës, raporton KTV.

Këto kanë qenë të dhënat që i ka publikuar drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, gjatë takimit të Task Forcës kundër narkotikëve te të rinjtë dhe sigurisë në shkolla.

Deri më tani Prokuroria ka trajtuar rreth 500 lëndë që kanë të bëjnë me përdorimin e narkotikëve.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se janë të angazhuar të krijojnë një vend më të sigurt për fëmijët.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria ka ndaluar dy persona për blerje posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike, ndërsa ndaj një personi tjetër ka ngritur aktakuzë për posedim të paautorizuar të narkotikëve./Koha.net