Mbi një mijë funksionarë në Maqedoni nuk do të kenë rritje të re të pagave

INA
INA

29/02/2024

Pagat e mbi një mijë funksionarëve nuk do të rriten më. Njëzëri dhe pa diskutim deputetët ulën koeficientët.

Me këtë nuk do t’u privohet rritja e vitit të kaluar prej 78 për qind, por së paku tani për tani është ndalur rritja e pagave. Tani duhet gjetur një mënyrë për të kufizuar pagat e drejtorëve të emëruar nga Qeveria.

Me të njëjtin konkluzion, njëzëri, pa kundërshtime apo abstenime, si dhe pa diskutim u miratuan në Kuvend të gjashtë ligjet, të cilat vendosin kufizim në pagat e zyrtarëve që nga muaji shkurt, përcjell “Telma”.

Kufizimi përfshin presidentin, deputetët, ministrat, gjyqtarët, prokurorët publikë, anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, gjithsej njëmijë e 60 funksionarë. Ligjet parashikojnë uljen e koeficientit: për tre postet e para në shtet: president, kryeparlamentar dhe kryeministër nga 4.50 në 3.91. Për deputetët koeficienti do të jetë nga 3.04 në 3.92 në vend të 3.5 në 4. Kjo ulje minimale parandalon rritjen e pagave me 15.3 për qind, ose nga 300 në 500 euro.

Por kjo lëvizje e deputetëve ka hasur në reagime të shumta. Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë e quajtën të papranueshme. Gjyqtarët prisnin që pas dialogut gjashtëvjeçar me Qeverinë të kishte rritje e jo ulje të koeficientit dhe prokurorët theksuan se kjo nuk do të kontribuonte në pavarësinë e tyre financiare sipas standardeve ndërkombëtare. Lidhja e Sindikatave e konsideron hipokrizi dhe kërkon që zyrtarët t’i kthejnë 78 për qind ose t’ua japin punëtorëve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Menduh thaci

Thaҫi: Kurti nuk ka takat t’i ndihmojë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut

Bilall-Kasami-1

“Taravari e ka gjithë koaliconin VLEN pas vetes” – Kasami: BDI në dilemë të qëndrojë ose jo mbrapa Bujarit

azilkerkues-1

Të rinjtë të zhgënjyer me programet e kandidatëve për president

flamuri izraelit qeveria

Vetëm një shtetas i Maqedonisë ka kërkuar evakuim nga Izraeli

642c989a-1854-4176-9cae-98cd54b1817d

Izet Mexhiti: Bujar Osmani promotori i “Open Ballkanit” dhe 9 pikëshit anti-Kosovë

arben taravari

Taravari, Osmanit: Mos u bën haxhi pishman për “Ballkanin e Hapur”

stevo pendarovski

Pendarovski: Nëse i ndajmë qytetarët për shkak të përkatësisë etnike, shteti do të kthehet prapa

ali ahmeti manastir prespe

Evropa është në luftë, Lindja është në luftë” – Ali Ahmeti falënderon liderët e Frontit që u bashkuan

adnan azizi

Azizi nga Zhelina: Ushtarët e UÇK-së janë të zhgënjyer, thonë se “e nisëm luftën për lliri BDI-ja e shndërroi në luftë për LGBDI”

INFO

NA NDIQ