Mbikëqyrësi japonez i privatësisë paralajmëron OpenAI – krijuesin e ChatGPT për të dhënat e përdoruesit

INA
INA

03/06/2023

Mbikëqyrësi japonez i privatësisë të premten bëri të ditur se e ka paralajmëruar OpenAI – start-up-in e mbështetur nga Microsoft – që qëndron prapa chatbot-it ChatGPT, që të mos koleksionojë të dhëna sensitive pa marrë leje nga përdoruesit.

“OpenAI duhet të minimizojë të dhënat e ndjeshme që mbledh për mësimin e makinerive”, tha në një deklaratë Komisioni për Mbrojtjen e Informacionit Personal, duke shtuar se mund të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse ka më shumë shqetësime.

Rregullatorët në mbarë botën po përpiqen të hartojnë rregulla që rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, e cila mund të krijojë tekst dhe imazhe, ndikimi i të cilës teknologji përkrahësit e saj e krahasojnë me periudhën e ardhjes së internetit, raporton Reuters.

Përderisa Japonia ka ngecur me disa nga tendencat e fundit të teknologjisë, ajo shihet se ka një nxitje më të madhe për të mbajtur ritmin me përparimet në sektorin e inteligjencës artificiale dhe robotikës për të ruajtur produktivitetin, teksa popullsia e saj zvogëlohet.

Mbikëqyrësi vuri në pah nevojën për të balancuar shqetësimet e privatësisë me përfitimet e mundshme të inteligjencës artificiale gjeneruese, duke përfshirë përshpejtimin e inovacionit dhe trajtimin e problemeve të tilla si ndryshimi i klimës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

insta-600x360

Meta integron një chatbot të AI në mesazhet në Instagram

tik tok

TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja

samsung

Samsung po punon në telefonin e ri Galaxy S24 FE, prite të dalë në treg këtë vit

tik tok

BE kërcënon të bllokojë TikTok Lite: Krijon varësi po aq sa cigaret!

tik tok

TikTok sfidon Instagramin! Gjiganti i rrjeteve sociale bën gati aplikacionin e ri

google maps

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Apple-1

Apple heq aplikacionet WhatsApp dhe Threads nga Kina

tik tok

Kongresi Amerikan voton pro ndalimit të TikTok në SHBA

intel

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë “të frymëzuar nga truri i njeriut”

INFO

NA NDIQ