Mblidhet sot KAS, shqyrton kërkesat e PD dhe LSI për zgjedhjet në qarkun e Beratit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të mblidhet sot për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike për qarkun e Beratit.

PD dhe LSI kanë dorëzuar ankesa për këtë qark ku pretendohet për disa vepra penale të kryera me indicie për të ndikuar tek vota e qytetarëve apo dhe në numërim.

LSI kërkon rinumërim votash në Berat, kurse PD e ka përfshirë në 9 qarqet ku kërkon ripërsëritje zgjedhjesh.

KAS më parë ka shqyrtuar kërkesat për zgjedhjet në qarkun e Gjirokastrës, ku vendosi të pranojë vetëm provat që kanë dorëzuar subjektet politike teksa rrëzoi kërkesën që ajo vetë të kërkojë prova të mëtejshme në institucione shtetërore.