Çun Lajçi
Dua me shkrua e mundsisht mos me lexua askush!
– Kërsiti mali e diçka bani kopilani!
Kopilani dihet kush asht; – Albini, Bini, Alpini; – por jo zhapini!
Gjarpni assesi!
– Kryeministri të cilit deshtet me ia thye hundët që n’korrik, diçka bani, se kërsiti mali! Që n’gusht vutë afate; – me 1 tetor qeveria bie e Albin, Bin-Alpini shkon të shtëpia!
Njeni kështu me pati shkrua; – flasim me 1 tetor!
– Por kjo nuk ndodhi!
E sot asht 4 tetori, e ai largpamësi s’u lajmërua ma, e Evropa po flet për nji kërsimë mali e nji shigjetë djali!
Sa shumë qesha, kur mu kujtuen do deputata (jo deputet) që mblidhnin nënshkrime për gropat e tjetrit, e s’interesoheshin për bandat që po fusnin armë e po përgatiteshin me marr veriun!
-Vetëm ky far kopilani syshigjetë s’po flinte e s’po bahej xurxull të Bata, si trimat e nënshkrimeve!
Tani s’di me çka tjetër do t’na bindin se ata janë t’mirë e ky ish kaçurreli asht i keq!
– Mbramë, kur rashë me fjetë bana gjynahe; – e luta Zotin me na lanë pa emisionet e debateve e pa emisarët e portaleve!
– Merri Zot të vetja analistët e kryetarët e partive, thashë, e shtrëngojau telat, se janë çakordua si sharkia ime, u luta mbramë kur rashë me fjetë!
Kam hi n’gjynah!
M’duhet me shkua të Baba Sheh!