Mbrëmje makthi për Leo Messin. Sauditët e turpërojnë 6-0, ndërsa Ronaldo e qesëndis nga tribunat (video)

INA
INA

02/02/2024

Cristiano Ronaldo nuk mori pjesë në ndeshje, por ylli portugez qeshi i fundit teksa Al-Nassr-i i tij e turpëroi Inter Miami e Lionel Messit të enjten. Skuadra saudite shënoi herët dhe shpesh gjatë ndeshjes së të enjtes, pavarësisht mungesës së Ronaldos. Ikona luzitane u la jashtë për shkak të një dëmtimi të fundit, ndërsa rivali i tij prej kohësh, Leo Messi, e nisi nga stoli. Ai hyri në lojë në momentet e fundit të ndeshjes, por në atë moment dëmi ishte bërë tashmë.

Ishte një rast “no Ronaldo, no problem” për Al-Nassr, sepse yjet e tjerë të skuadrës saudite morën drejtimin në atë që përfundoi si “tërmet 6-ballësh” (6-0). Otavio shënoi i pari, vetëm tri minuta nga starti, përpara se ylli brazilian Anderson Talisca të realizonte golin e dytë në minutën e 10-të. Megjithatë, supergoli i miqësores u shënua nga Aymeric Laporte, i cili goditi nga 60 metra (goditje dënimi), ku Inter Miami thjesht u kap duke dremitur.

Al-Nassr nuk e ngadalësoi ritmin në pjesën e dytë, pavarësisht disa përleshjeve fizike në fund të pjesës së parë. Talisca shënoi të dytin personal, përpara se Mohammed Maran të thellonte avantazhin 5-0 në minutën e 68-të. Talisca vulosi rezultatin 6-0 duke kompletuar “hat-trick” e tij, përpara se të bënte festën e famshme të Ronaldos për kënaqësinë e turmës vendase.

Pothuajse çdo lojtar i Al-Nassr ishte më i mirë se çdo lojtar i Inter Miami. Ky ishte dominim i pastër saudit nga fillimi deri në fund. Shumë lojtarë të Inter Miami e lanë fushën të turpëruar, me kokën ulur. Ishte një katastrofë mbrojtëse, e cila i pa “Heronët” të pësonin gola pothuajse në çdo mënyrë të mundshme.

Inter Miami u turpërua në sytë e gjithë botës. Ky është një klub i etur për të provuar veten në skenën botërore por, si një ekip i MLS-së, ka një numër të kufizuar mundësish për ta bërë këtë.


Nuk ishte Cristiano Ronaldo-Messi në fushë, por ishte ky rivalitet sidomos jashtë katërkëndorit, ku sigurisht reagimet ishin të ndryshme. Publiku në Riad i bëri një pritje tallëse numrit 10 të Inter Miami dhe Argjentinës, duke e vërshëllyer, por sidomos duke bërtitur “Siuuuu” dhe shijuan fitoren me 6 gola…

Nga tribuna e autoriteteve dikush u ngrit dhe tregoi me gishta numrin 6 si golat e pësuar nga Inter Miami, duke iu drejtuar sidomos Messit, i aktivizur në pjesën e dytë dhe më pas i nxjerrë sërish nga fusha. Kishte edhe momente kur kamera kapte në tribunë Ronaldon duke qeshur dhe në pjesën e parë Messin duke shikuar përmes ekranit të madh në stadium rivalin e tij të përjetshëm…

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

zidane-1-600x360

Zidan: Rikthimi në Itali? Pse jo, çdo gjë mund të ndodh

Anceloti

Ancelotti shpjegon arsyen pse nuk e futi në lojë Arda Gulerin në ditëlindjen e tij

belingam real madrid

Reali marshon sigurt drejt titullit, kalohet edhe “pengesa” Sevilja

kristijan asllani

Shans i artë për Asllanin/ E konfirmojnë mediat italiane, mesfushori shqiptar piketohet titullar edhe në 3 duelet e ardhshme

luka modric

Refuzoi ofertën e Real Madrid, mediet kroate zbulojnë të ardhmen e Modric

INFO

NA NDIQ