Mbresa nga bregdeti shqiptar

Metush Sulejmani

Është ndjenjë e veçantë të shkosh në bregdetin shqiptar dhe ti shijojshë të gjitha ato bukuri të rralla natyrore që i ka Shqipëria.Veçantia e vizitës së këtij bregëdeti padyshim që ndërlidhet me dy arsye: Njëra është ndjenja kombëtare, atëdhedashuria, kurse tjetra është të shijuarit e vlerave të bukurisë që i ka bregëdeti shqiptarë.

Është e pamundur që ta vizitosh njëherë këtë vend e të mos shkoshë përsëri atje. Sa më tepër që e viziton Shqipërinë, me të gjitha ato bukuri të rralla që i ka ajo, aq më tepër e njeh ate, dhe sa më thellë e njeh aq më tepër e don.Këto bukuri natyrore që i posedon Shqipëria e rrëmbejnë dhe e bëjnë për vete çdo vizitor e aq më tepër shqiptarët si pjesë e kësaj autoktonie dhe hapsire etnike. Është nostalgji e llojit të vet ta vizitosh Shqipërinë sepse në momentin kur këmba shkelë në teritorin shqiptar të përzihen lloj lloj ndjenjash të cilat karakterizohen me veti historike, kulturore, gjuhësore, politike etj.

Edhe këtë vit ishte fluks i madh i vizitorëve që kishin ardhur për pushime nga shumë vende të Ballkanit dhe Europës në Shqipëri. Kjo vërehej gjat gjithë ditës te frekuenca e madhe e pushuesëve në plazhet e bregdetit e sidomos në mbrëmje kur këta vizitor formonin korzo të gjata duke i shijuar edhe natën këto bukuri bregdetare. Në çadrat ku pushonim dëgjoheshte komunikimi dhe llafosja në shumë gjuhë, posaçrisht dominonte gjuha shqipe, ajo serbe, maqedonase etj.

Veçanërisht ishte karakteristike prezenca e vizitorëve sërb të cilët dalloheshin me mënyrën e veprimit dhe sjelljeve të tyre që karakterizoheshin me një mendjemadhësi të llojit të vet. Silleshin sikur ata të jenë nikoqir e ne të huaj. Komunikimi mes tyre bëhej me një ton paksa më të lartë, lëshonin muzikë serbe dhe gjeste tjera të cilat demonstronin elemente etnocentrike. Në një moment, gjatë kominikimit, dëgjohet kur fëmiu e pyet prindërin: Babi, a është Shqipëria shtetë?, po i përgjigjet ai, po Kosova a është shtet?, jo i përgjigjet prindëri, ajo është e jona, është pjesë e Serbisë!!

Pas gjithë kësaj bisede, dhe shumë bisedave tjera të kësaj natyre,sdo mend se do të iritohet çdo shqiptarë dhe çdo kush tjetër joshqiptarë të cilët janë njohës të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Kjo flet shumë se pjesa dërmuese e serbëve nuk janë reformuar dhe nuk do të ndryshojnë kurrë kundrejtë shqiptarëve.Ata harrojnë se janë inicuesit e disa luftrave në teritorin e ish Jugosllavisë duke përfshirë edhe atë të Republikës së Kosovës ku kan kryer masakra dhe gjenocid të paparë ndaj popullatës civile dhe të pambrojtur shqiptare. Nëse do ti brente pak ndërgjegjja dhe ndjenja e fajit, këta njerëz, ose nuk do ta vizitonin hapësirën shqiptare, ose do shkonin por në përcjellje të ndjenjës së fajit për këto të këqija të mëdha që historikisht ia kanë bërë shqiptarëve. Ky është një indikatorë i fuqishëm që fletë shumë se si sllavët i edukojnë fëmijët e tyre ndaj të tjerëve e veçanërisht ndaj shqiptarëve. Në këtë aspekt paragjykimet dhe stereotipet etnike negative ndaj shqiptarëve burimin e kanë në institucionin e familjes ku ky lloj socializimi, me të njejtat vlera, vazhdon edhe në institucionet tjera shoqërore dhe politike të sistemit të tyre politik.Çdo herë kur është debatuar për marrëdhëniet shqiptaro-serbe në çfardo rrethana shoqërore dhe historike, është thënë se fajtore ishte sistemi politik i kaluar i asaj krijese shtetërore , psh: Serbia e Nikolla Pashiqit dhe bashkëmendimtarëve të tijë, pastaj, veprimet e Aleksandër Rankoviqit, politika e Millosheviqit etj, etj.

Në kushtet e tanishme, patjetër që duhet cekur edhe politikën destruktive të Serbisë, bartëse e së cilës është kryetari i saj Aleksandër Vuçiq, i cili ka qenë krahu i djathtë i Millosheviqit veprimet e të cilit po e destabilizojnë jo vetëm Kosovën por edhe tërë Ballkanin.Mjerisht qeveritarët e Republikës së Shqipërisë nuk po e kuptojnë apo nuk po duan ta kuptojnë politikën serbo-sllave.Prandaj për këtë lloj krenarie etnocentriste të tyre nuk është fajtor populli i Shqipërisë por qevertitë shqiptare në kontinuitet të cilat me veprimet e tyre servile dhe funksionarët shpirtëshitur ndaj politikës sllave, po e dëmtojnë vetëvehten: identitetin, historinë dhe trashigiminë e tyre kulturore dhe po i favorizojnë të tjerët të cilët janë armiqët e përbetuar historik të shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në tërësi.Fakt real në këtë drejtim është çështja e Ballkanit të Hapur ku me këte po favorizohet dhe trimërohet vetë serbia, sepse ajo nuk do bëhet asnjëherë pjesë e asnjë procesi ku ajo nuk përfiton dhe nuk sundon. Sepse ajo historikisht është mësuar të sundoj dhe ti kolonizoj të tjerët. Shikuar në aspektin retroaktiv,të gjitha republikat dhe krahinat e ish Jugosllavisë kanë punuar për interesat e serbisë. Ky lloj kolonizimi me përmasa eksploatuese ekstreme ka qenë prezent veçanërisht në Kosovë prandaj ajo-Serbia, nuk mund të pajtohet me realitetin e ri.

Realisht, Serbia,historikisht i ka borxh të madh Kosovës duke filluar që nga Kongresi i Berlinit të vitit 1878 e deri sot.Ja shembujt praktik: Serbia kur e fitoi pavarësinë e saj dhe u njoh ndërkombtarisht, teritori i sajë ishte tepër i ngusht në krahasim me ate që e posedon sot.Kosova, Vojvodina, Sanxhaku etj, nuk kanë qenë pjesë të sajë, këtë zgjërim teritorial e bëri në kurriz dhe dëm të shqiptarëve (kuptohet me ndihmën e Rusisë) përmes politikës gjenocidiale dhe tokës së djegur. Sanxhaku i Nishit në atë kohë i kishte afër 800 fshatra shqiptare dhe të gjithë u dëbuan me dhunë përmes vrasjeve, therrjeve, dhunimeve me përjashtim të atyre shqiptarëve ortodoks dhe katolik që u asimiluan dhe mbetën aty, që do të thotë se kufiri ishte deri atje te Molla e Kuqe.

Mendoj se politikanët shqiptarë të Republikës së Shqipërisë duhet ta dijnë këtë histori të dhimbshme të shqiptarëve dhe pikërisht kjo histori duhet të iu shërbej atyre si bazë për krijimin e marrëdhënieve të reja shqiptaro-serbe.Të kthehemi prap te bukuritë e bregdetit shqiptarë.Një ditë duke u freskuar në plazh rastësisht njoftohemi me një pushues kosovar, një njeri në dukje dinjitoz,me qëndrim burrëror dhe i formuar por pakësa i revoltuar.Në bisedë e sipër,duke treguar se ishte ish pjesëtarë i UÇK-së, vetëvetiu hynë në problemin paraprak, sepse populli thotë:”Aty ku dhemb dhëmbi shkon gjuha”. Duke komunikuar në një moment më thot: nuk mund ta kuptoj këtë fenomen, ne nuk kemi luftuar mor burrë që edhe këtu në Shqipëri të poshtrohemi dhe ta ulim dinjitetin karshi tyre (sërbëve) dhe të pushojmë dhe lahemi së bashku me ta. Por këta nuk janë fajtor, thotë ai, por ne vet jemi për faqe të zezë. Unë nuk jam kundër popullit serb por kundër atyre që akoma i kanë duartë me gjak si pjesëmarrës në masakrat dhe gjenocidin kundër shqiptarëve, që nuk është për tu çuditur se këtu ,në bregëdetin shqiptarë,mund të ketë edhe prej atyre. Në mesin e tyre më thotë ai, mund të ketë edhe nga shërbimet e huaja, veçanërisht nga ai serb dhe rus të cilët kanë ardhur “një rrugë e dy punë”.

Unë, më thotë ai, ndoshta është hera e fundit që vijë këtu, dhe do të kthehem vetëm atëherë kur do të bindem se ata -serbet do të vetëdisiplinohen dhe të sillen sipas rregullave dhe sistemit normativ të Shqipërisë si dhe të demonstrojnë fakte se i gjykojnë të gjitha veprimet gjenocidiale serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë e gjetiu.

Një ditë tjetër duke qëndruar nën hijën e çadrës që na mbronte nga vapa përcëlluese, më afrohet një i moshuar dhe më pyet: Zotëri, nga ju kemi?, nga Maqedonia e Veriut i them! Si i keni punët atje?, më pyet prap ai. Relativisht mirë, i përgjigjem. Unë sa e di, më thotë ai, statistikisht jeni bukur shumë atje! Afër 40%, i themë unë. Me gjithë këtë numër edhe keni kaq shumë probleme dhe turbulenca politike për definimin tuaj të pozitës juridiko-kushtetuese? Po ju si i shihni problemet tona nga këndvështrimi juaj, i them atij? Ju, më thotë ai, duhet të jeni bartësit dhe aktorët kryesor për rregullimin e pozitës suaj juridiko-kushtetues pastaj të kontriboj edhe Tirana dhe Prishtina. E gjithë kjo do të arrihet nëse do të unifikohet faktori politik shqiptar me pozitë dhe opozitë, shoqatat jo qeveritare, intelektualët, biznismenët shqiptarë me taban kombëtar etj.Ju do të përfitoni vetëm atëherë kur do ti anashkaloni interesat individuale dhe vend prioritar ti jepni interesit të përgjithshëm kombëtar.Përderisa nuk veproni kështu, do të mbeteni në margjina të kohës pa u zgjidhur asnjëher statusi juaj.Në këtë mënyrë ju do mbani përgjegjësi për prolongimin e problemit te gjeneratat e ardhëshme, problem i cili do të ketë pasoja edhe më të mëdha në aspektin kombëtarë. Unë jam në moshë të shtyer, më thotë ai, dhe jam me prejardhje nga Vlora por çdo ditë jam i preokupuar me problemet e zgjidhjes së çështjes globale shqiptare. Dhe në fund të bisedës para se të ndahemi me të ma tha edhe këtë: miku im, mos më dalt shpirti pa e përjetuar bashkimin shqiptarë në një Shqipëri etnike natyrale që nga Çamëria e deri në Nish dhe për realizimin e këtij projekti me pesh kombëtare duhet të punojmë të gjithë shqiptarët pa marrë parasyshë hapësirat etnike dhe gjeografike shqiptare.Këto fjalitë e fundit mi tha me një emocion të veçantë sikur kjo ndikoi që ai të përjetoj katarsis dhe të çlirohet nga ajo brengë e brendshme që e mundonte gjatë gjithë kohës sa biseduam.