“Mbrojmë dhe sulmojmë të gjithë”, Gjimshiti: Talente ka plot, diferencën e bën puna

INA
INA

22/03/2024

Berat Gjimshiti u shfaq përkrah trajnerit Sylvinho në bisedën me gazetarët. Kapiteni i kombëtares shqiptare preku disa tema përpara miqësores kundër Kilit (e premte, 20:45, SuperSport 2), ku ndër të tjera tha:

“Kili është një ekip i fortë. Kanë cilësi, në vitet e fundit kanë qenë në Botërore dhe Kupa Amerike. Test i rëndësishëm. Nuk jemi mësuar të luajmë me kombëtare të tilla.

Mbrojtja? Nuk janë vetëm ata Kumbulla dhe Ismajli. Është Mihaj, është Veseli. Flasim të njëjtën gjuhë dhe kemi shumë kohë në Kombëtare. E vendos trajneri kush luan.

Mbrojtja ka po aq rëndësi sa aspekti sulmues. Janë të dyja të rëndësishme, por më e rëndësishme është që ekipi të luajë bashkë. Nuk është vetëm mbrojtja që mbron, por i gjithë ekipi. Njësoj ndodh edhe në fazën sulmuese.

Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali do të jetë shumë bukur. Ka shumë shqiptarë këtu, të cilët do të na përkrahin nesër.

Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo!

Por, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.

Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.

Superiorja? Është zhvilluar shumë futbolli në Shqipëri. Skuadrat kanë provuar të ndërtojnë diçka në kompeticionet europiane. Nuk është aq e thjeshtë, në botë ka shumë talente, por duhet më shumë puna se talenti.

Ka shumë shqiptarë që e duan dhe jetojnë për futbollin. Shpresoj që të rinjtë të bëhen më të mirë se ne. Ta çojnë Shqipërinë në futboll sa më lart, kjo është më e rëndësishmja”.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shkendija

Shkëndija e “shkatërron” Sileksin në Tetovë, Struga ndalet me barazim

manchester united

Manchester United tremb PSG-në me çmimin e Rashford

futboll

Panik në kampionatin italian, lojtari i Romës “shembet” në fushë

myrto uzuni

VIDEO/ Myrto Uzuni shënon golin e 10-të në La Liga, e feston me “shqiponjë”

MUNICH, GERMANY - APRIL 01: Kingsley Coman (C) of Bayern München celebrates scoring the 4th team goal during the Bundesliga match between FC Bayern München and Borussia Dortmund at Allianz Arena on April 01, 2023 in Munich, Germany. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Bayern Munich nis bisedimet me tre herë fituesin e Ligës së Kampionëve për postin e trajnerit

XHAKA GRANIT

Xhaka pasi fitoi titullin me Leverkusenin: Shkruam historinë, secili nga ne në klub tani është legjendë

Jasir Asani

FOTO/ I gatshëm për një martesë dhe një familje të madhe, Jasir Asani zbulon kush është vajza që i ka “rrëmbyer” zemrën

adrion pajaziti

Adrion Pajaziti, lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2

broja

Gazetari anglez tregon planet e Brojës: Armando synon lart për lëvizjen e radhës

INFO

NA NDIQ