Mbrojtësi i Shqipërisë, objektiv merkatoje i Juventusit?!

INA
INA

20/03/2024

Kristiano Xhiuntoli po lëviz për të qenë gati në merkato, pavarësisht se cilat do të jenë zgjedhjet në drejtimin teknik të Juventusit sezonin e ardhshëm. Kërkohen profile të ndryshme, për sa i përket përvojës, por edhe perspektivës, raporton “Tuttosport”.

Shqipëria mbërrin në “Tardini” të Parmës për miqësoren kundër Kilit, teksa në krahun e majtë pritet të jetë Mario Mitaj, i lindur në vitin 2003, një mbrojtës për të cilin flitet shumë. Mitaj ka një pasaportë të dyfishtë (ka lindur në Athinë) dhe ka përfaqësuar Greqinë deri në moshën 16-vjeçare, më pas ka zgjedhur të ndryshojë dhe të veshë fanellën e Shqipërisë.

Mitaj mbron ngjyrat e Lokomotiv Moskës. Klubi nga kryeqyteti rus ka paguar 3 milionë euro në verën e vitit 2022 për ta marrë shqiptarin nga AEK i Athinës. Ndërkohë, vlerësimi i tij është rritur, duke arritur në 5, 6 milionë euro aktualisht, duke mbetur kështu brenda parametrave të rinovuara të Juventusit nga drejtuesit Ferrero-Skanavino.

Një tjetër profil i krahasueshëm me atë të Mitajt është Patrik Dorgu, i lindur në vitin 2004, danez me origjinë nigeriane që luan te Leçe. Po kështu, në “radarët” e Xhiuntolit është Noussair Mazraoui. Marokeni, i cili është pjesë e “skuadrës” së Rafaela Pimenta, agjente që ka kontakte të shpeshta me drejtuesit e Juventusit, ishte afruar tashmë verën e kaluar nga klubi bardhezi, i cili më pas preferoi të fokusohej te Timoti Veah. Kontrata e Mazraoui me Bajern Munihun do të skadojë në vitin 2026, kjo është arsyeja pse mund të tentohet huazimi i shtrenjtë me të drejtë blerjeje./Telesport/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Jurgen Klopp

“Nuk e dija që mund të luanim kaq keq…!”

fenerbahce

Fenerbahce gjobitet me 115 mijë euro, trajneri pezullohet 60 ditë

barca

Koeman futet në debatin e Xavit dhe Enriques, tregon tre personat e vetëm që kanë ADN-në e Barcelonës

Zhegrova

Zhegrova nuk u vlerësua shumë, kjo ishte nota e tij mbrëmë ndaj Aston Villas

atalanta

Milani bie në “San Siro”, Atalanta dhe Gjimshiti shkëlqejnë ndaj Liverpoolit

messi

Lionel Messi eliminohet nga Championsi i Concacaf-it

igli

Igli Tare në bisedime me Totenhemin dhe Çellsin

xavi

​Xavi: Jam krenar me ekipin tim

luis enrique

Luis Enrique: Do të ketë luftë në Barcelonë në ndeshjen kthyese

INFO

NA NDIQ