Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

Picture of ina-online
ina-online

01/10/2023

Gjatë ditëve të fundit janë mbyllur edhe 10 markete të tjera në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë, për shkak të mosrespektimit të vendimit të Qeverisë për çmimet e produkteve bazë, por edhe për zbatimin e praktikave tregtare të pandershme.

Kjo u bë e ditur sot nga drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski.

Sipas tij, gjatë 10 ditëve janë kryer mbi 550 kontrolle, si dhe janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa, duke u shqiptuar dënime në vlerë prej mbi 6 milionë denarë.

“Në çmimet e zbritura të produkteve duhet të qëndrojë shënimi “çmim i garantuar”, ndërsa tek ata që janë liruar në mënyrë shtesë me vetiniciativë të marketeve, duhet të ketë shënim adekuat që e tregon atë qartë” – theksoi Trajkovski.

Ai paralajmëroi tregtarët e paregjistruar të regjistrohen më së voni deri më 15 tetor, pasi më pas do të vijojnë kontrolle të përforcuara.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ditë më parë miratoi vendimin për uljen e çmimeve për 25 kategori të produkteve bazë ushqimore, përfshirë edhe disa lloje të bukës, prodhime të qumështit, mishit, vezët, pastat, pemët dhe perimet. Kjo ulje ishte për 10%, në krahasim me çmimet që ishin më 1 gusht. Vendimi obligon marketet dhe dyqanet e tjera ushqimore që detyrimisht të shënojnë produktet me mbishkrimin “çmim i garantuar”. (INA)

TË FUNDIT
44 minuta
EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së
47 minuta
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
2 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
2 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
3 orë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

ME TE LEXUARA

24 orë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
2 orë
Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria
23 orë
EURO 2024/ Përplasje “gjigantësh” në “Veltnis Arena”, grupet B e C diskutojnë “hesapet” e kualifkimit
2 orë
Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues
1 ditë
Rritja pa mirëqenie, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023
23 orë
Shporta minimale sindikaliste për qershor është 60.325 denarë, është rritur për 235 denarë, krahasuar me majin

LEXO MË SHUMË

evn-1

EVN Home në Maqedoni pranon ofertën e EMV-së

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

Aggeler

Aggeler: Është për t’u përshëndetur njoftimi i Mickoskit se gjatë betimit do të përdorë emrin kushtetues

gjasula kombetarja shqiperia

Llogaritë për kualifikimin, ja si kalon grupin Shqipëria

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Arben Taravari VLEN

Taravari ka një informacion për BDI-në, ja për çka bëhet fjalë

IMG_3389

Tifozët serbë me thirrje “Vrit, ther, që shqiptari të mos ekzistojë”

kredite denar

Paga mesatare neto në muajin prill ka qenë mbi 41 mijë denarë

INFO

NA NDIQ