Mbyllen lokale nëpër Shkup, gjoba prej 5.200 euro

Në një aksion të Inspektoratit të tregut mbrëmë janë mbyllur pesë objekte restorante dhe lokale nate në Shkup dhe rethinë, por edhe një lokal lojrash, përcjell INA.

Në një aksion në Krushopek të Shkupit është mbyllur një lokal nate që ka shërbyer edhe si striptisbar, pasi që nuk janë respektuar protokollet për punë në kushte pandemie.

Një lokal është mbyllur edhe në qendrën tregtare “Mavrovasja”, por është gjobitur edhe një lokal për lojra për fëmijë ku është festuar një ditëlindje me shumë të pranishëm.

Në qendër të Shkupit janë mbyllur edhe lokalet “Intermexo” dhe “Three kitchen”. Gjobat janë prej 5.200 euro, si dhe kallëzim penal, por po ashtu lokalet do të jenë të mbyllura prej 10 deri 30 ditë. (INA)