Pas vendkalimit Bërnjak është mbyllur edhe pika kufitare në Merdarë, njoftoi pas mesnate ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ai përmes një mesazhi në rrjetet sociale theksoi se kjo mbyllje erdhi pas veprimeve të njëjta të ekstremistëve të maskuar serb brenda territorit të Serbisë, që po ndalojnë në mënyrë selektive e me qasje fashiste ndaj qytetarëve që duan të kalojnë tranzit përmes Serbisë dhe gjithë kjo para syve të autoriteteve të Serbisë.
“Në mbrojtje të jetës dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë, edhe kjo pikë si ajo në Bërnjak do të jetë e mbyllur deri në ndalim të veprimeve të tilla selektive e fashiste e normalizim të plotë të situates”, shkroi Sveçla.
Ministri kosovar theksoi se një familje që po udhëtonte për në Gjermania është kthyer prapa me forcë.
“Prandaj, deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të pa pengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, shkroi ndër të tjera ministri Sveçla.(INA)