Mbyllet zyra për regjistrim të automjeteve në Rashkë

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se pas arritjes së marrëveshjes për targat midis Kosovës dhe Serbisë, tashmë është mbyllur qendra e regjistrimit të automjeteve në Rashkë.

Me anë të një postimi në Twitter, Trajkoviq ka thënë se targat ilegale ekzistuese “KM” të lëshuara nga Serbia do të jenë në qarkullim derisa ato të skadojnë.

“Zyra për regjistrim dhe ri-regjistrim të automjeteve në Rashkë është MBYLLUR me këtë marrëveshje në Bruksel. Nuk ka më regjistrime të reja në etiketën KM për automjetet e reja. Dhe tabelat ekzistuese KM “ruhen” derisa të skadojnë”, ka shkruar Trajkoviq.